Lorik Cana: Dua te tregoj vleren time
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lorik Cana nuk ishte i pranishëm në “San Siro”, në ndeshjen ku Lacio e tij detyroi Milanin, kampion të Italisë në fuqi, të kënaqej me barazimin 2-2 në javën e parë të kampionatit. Mesfushori shqiptar mbeti jashtë skuadrës për një tërheqje muskulore në kofshë, që do ta detyrojë të qëndrojë disa javë jashtë fushave të lojës. Dëmtimi ka bërë që 28-vjeçari të mendojë për rikthimin sa më shpejt në fushat e lojës, për t’u treguar të gjithëve se e meriton një vend në formacionin titullar të trajnerit Edi Reja.
“Më erdhi keq që nuk luajta kundër Milanit, ishte një shans i bukur për të debutuar në kampionat”, deklaroi Cana. Mesfushori kuqezi foli edhe për dëmtimin që pësoi në mesjavë: “Këmba u ënjt dhe pas konsultave, stafi mjekësor më këshilloi të qëndroja për ca kohë pushim. Tani do të nis fazën e rehabilitimit dhe shpresoj të kthehem shpejt. Jam i bindur se pasi të kaloj dëmtimin do të kem mjaft mundësi për të luajtur dhe për të treguar vlerat e mia”.