Lorento zbarkon ne Torino: Dua te fitoje Champions League
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fernando Lorente i është bashkuar më në fund Juventusit. Sulmuesi spanjoll, që ka nënshkruar me bardhezinjtë që gjashtë muaj më parë, ka zbarkuar ditën e sotme në Torino, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas, ditën e nesërme do të bëjë edhe prezantimin zyrtar si lojtar i Juventusit. Ndërkohë, ai është shprehur shumë i emocionuar për këtë eksperiencë, duke thënë se dëshiron të fitojë Champions League me Juventusin.
“Juventus është skuadra më e fortë në Itali dhe një nga më të mirat në Evropë. Projekti i këtij klubi është i jashtëzakonshëm. Ata dëshirojnë shumë të fitojnë Champions League dhe kjo është një nga arsyet përse pranova transferimin në Torino. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të largohesha nga Atletik Bilbao, por situata ndryshoi me shpejtësi. Mezi po pres të nis këtë aventurë të re dhe të hyj në planetin juventin”, ka thënë sulmuesi bask.
Ai është marrë me parametra zero nga Juventusi, pas përfundimit të kontratës me Atletik Bilbao. Lorente pritet që të formojë sulmin e bardhezinjve, së bashku me Karlos Tevez.