Lojerat Paraolimpike, çiklisti Doku nuk arrin te rrembeje medalje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ashtu si Lojërat Olimpike, edhe Paraolimpiada nuk ka sjellë ndonjë suprizë për Shqipërinë. Përfaqësuesi i vetëm i yni, Haki Doku, është renditur i fundit në garën individuale të kronometrit në dy kilometra çiklizëm. Por për çiklistin shqiptar ajo që mbetet e rëndësishme është pjesmarrja, pasi ishte i pari që mori pjesë në një kompeticion të tillë. Doku i ka humbur këmbët pas një aksidenti të pësuar në punë, ndërsa më vonë mori guximin të përdorte duart për të pedaluar me duar. Ai ka edhe një provë tjetër për të treguar aftësitë e tij, pasi të premten do të garojë në disiplinën e dy kilometrave në rrugë.