e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lojerat Olimpike nisin me incidente, ngaterrohet Koreja e Veriut me ate te Jugut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lojerat Olimpike nisin me incidente, ngaterrohet Koreja e Veriut me ate te Jugut
Dita e parë e garave në Olimpiadën e Londrës nisi me një incident diplomatik. Kështu, gjatë prezantimit të kombëtareve të futbollit të femrave në ndeshjen që do të luhej mes Kolumbisë dhe Koresë së Veriut, pranë emrave të futbollisteve të Koresë Veriore u paraqit flamuri i Koresë Jugore.

Pas këtij veprimi, në shenjë proteste, kombëtarja e futbollit të femrave të Koresë Veriore është larguar nga stadiumi. Ky incident ka çuar në më tepër se një orë vonesë, ndërsa përfundimisht Koreja Veriore fitoi ndeshjen me rezultat 2:0. Ndërkohë, ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike 2012 në Londër zhvillohet të premten në mbrëmje.