Ljajiç: Romën nuk e mëshiroj, Mançini është njeriu i duhur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nesër në "Olimpiko" të Romës do të luhet sfida e shumëpritur midis skuadrës kryeqytetase dhe Interit, dy formacione që luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në kampin zikaltër ka një futbollist që kërkon "hakmarrje", po flasim për Adem Ljajiç, i cili, gjatë një interviste për kanalin "Premium Sport", ka premtuar gol kundër ishekipit të tij që e huazoi gjatë verës tek Interi.
E prisnit në fillim të sezonit një Roma-Inter decizive për një vend në Champions?
Përpara se të fillonte kampionati, nuk do firmosja për një vend në Champions, pasi mendoja se do luftonim me Romën për titull. Për ne do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme, pasi duhet të zvogëlojmë hendekun prej pesë pikësh që kemi ndaj Romës. Jemi të vendosur për të luftuar deri në fund për një vend në Ligën e Kampionëve.
Do kërkoni hakmarrje personale kundër Romës?
Jo, në Romë kam kaluar një periudhë shumë të mirë, kanë qenë dy vite të mrekullueshme dhe kam gjetur shumë miq që do t'i kem për të gjithë jetën. Mirëpo tani mendoj vetëm për Interin. Për mua sigurisht do të jetë një sfidë speciale, do përjetoj shumë emocione, por në fushë do të zbres për të fituar me ekipin tim. Shpresoj të fitojmë me një gol timin.
Si e analizoni ecurinë e Interit deri më tani në kampionat?
Për fat të keq, pësuam një rënie në fazën e dytë. Është një mëkat, pasi kampionatin e kishim filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Si është gjendja aktuale e ekipit?
Fitorja kundër Juventusit na ka dhënë një besim dhe një karikim të madh. Tani duhet të vijojmë të ruajmë ecurinë pozitive dhe të shikojmë se deri ku mund të arrijmë në këtë sezon. Mançini ju thumbon shpeshherë në intervistat e tij.
Cila është arsyeja?
Trajneri ka thënë shumë gjëra, ndonjëherë më bën për të qeshur (qesh). Sigurisht, fjalët e tij për mua janë një stimul më shumë për të dhënë maksimumin. Duhet që të jap gjithmonë më të mirën time dhe trajneri është i përkryer, më pas është normale që çdo futbollist kërkon të luajë çdo ndeshje.
Jovetiç dhe Eder po hasin vështirësi në periudhën e fundit. Keni krijuar një ide pse janë bllokuar?
Shpresoj që Ederit t'i jap një asist dhe të shënoj kundër Romës. Ai është një lojtar që ka një potencial të shkëlqyer. Ndërsa për sa i përket Jovetiçit, mund të them se është një ndër lojtarët më të mirë që kemi në skuadër. Shpresoj ta dëshmojë shumë shpejt.
Përgatiti: LEAR MAÇI