Liverpuli përmbys gjithçka, Klop eliminon Dortmundin (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Anglezët e Liverpulit janë kualifikuar për në gjysmëfinaln e Ligës së Europës, duke eliminuar Dortmundin me rezultatin 4-3.
Ndeshja dhuroi spektakël golash dhe rivaliteti në fushë. Gjermanët e Dortmundit nuk u dorëzuan deri në minutën e 90´, por ai që shënoi golin magjik për trajnerin Jurgen Klop ishte Dajan Lovren.
Fillimisht, Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 5´ dhe katër minuta më pas Aubameya dyfishoi rezultatin. Origi ngushtoi shifrat në 1-2, por Marko Reus kaloi sërish miqtë në avantazh duke i çuar shifrat në 1-3.
Kur dukej se Dortmundi ishte më pranë kualifikimit, Koutinjo ngushtoi diferencën në 2-3. Takimi u ndez edhe më shumë kur vendasit gjetën golin e barzimit me anë të Sakhos në minutën e 78´ dhe goli që përmbysi gjithçka u shënua në fund të kohës së rregullt.
Rezultatet e Ligës së Europës:
Liverpul - Dortmund 4 - 3
Golat: Divock Origi 48´, Philippe Coutinho 66´ Mamadou Sakho 78´ Dejan Lovren 90'/ Enrik Mkhitaryan 05', Pierre-Emerick Aubameya 09'

