Liverpuli mposht Junajtid, Dortmundi tris ndaj Totenhemit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kanë përfunduar takimet e para për ndeshjet e vlefshme për 1/8 e Legës së Europës, duke dhuruar surpriza dhe spektakël në fushë.
Liverpuli fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Mançester Junajtid. Vendasit gjetën rruën e rrjetës në minutën e 20´ të pjesës së parë me anë të Daniel Sturridge me 11-metërsh. Ndërsa goli i dytë u realizua nga Roberto Firmino në minutën e 73´.
Në takimin tjetër mes Dortmundit dhe Totenhemit, gjermanët dominuan duke shënuar tre gola. Aubamejang shënoi për vendasit në minutën e 30´ të pjesës së parë, ndërsa dopieta e Marko Reus në pjesën e dytë përcaktoi edhe rezultatin final.
Ky ishte takimi i parë zyrtare mes dy skuadrave. Në katër përballjet miqësore, Totenhemi ka fituar 3 dhe ka barazuar 1 ndeshje ndaj Dortmundit.

