Lippi: Nese Italia qellon qe rifiton Boterorin, kritiket te zbresin nga 'karroca'.
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Eshte nje Marcello Lipi shume i qete perpara fillimit te kompeticionit. "Ekipi mund te jete i vjeter por 'karroca' ecen. Ju thoni qe un si kam idete e qarta, gaboni un i kam idete shume te qarta per cdo gje. Favorit? Brazili dhe Spanja, por jo gjithmone fitojne me te fortit. Dhe nese e rifitojme ne boterorin atehere kritiket te zbresin nga 'karroca' ". Trajneri i Italis eshte polemizuar shume kohet e fundit per moshen dhe lojtaret te cilet ka grumbulluar ne kombetaren Italiane, por perseri mbetet i qete perpara nisjes se evenimentit. "Polemikat kunder kombetares? Cfar mund tju them, le te flasin. Por nese Italia qellon qe rifiton Boterorin atehere te zbresin nga 'karroca'. Eshte e vertet qe kemi pasur ca probleme me demtimet dhe nuk kam pasur mundesi te vendos ekipin qe kam ne mendjen time, por e di shume mire se kush eshte Italia ime, e di edhe cfar dua, nuk kemi ardhur ketu si spektator por kemi ardhur si kampionet per tu mundur. Jemi shume te karikuar e te motivuar perpara nisjese se kompeticionit." Deklaroj trajneri Italis Marcelo Lippi pas kritikave te ardhura ne drejtim te tij dhe Italis se tij per moshen e madhe te lojtarve ne Boteror.