e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lipi rrëfen të fshehtat e Zidane me Juventusin: Kurrë skam menduar se do bëhej trajner

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lipi rrëfen të fshehtat e Zidane me Juventusin: Kurrë skam menduar se do bëhej trajner

Ish-trajneri i Juventusit dhe i kombetares italiane, Marçelo Lipi, ka deklaruar në një intervistë për gazetën franceze "L'equipe" se kurrë nuk kishte menduar që Zidan do të bëhej një ditë trajner.

he102_dir2f2_275441f-173-k7nG-U1409314386695GB-620x349@Gazzetta-Web_articolo "Kam pasur vetëm Deshamps që bënte trajnerin në fushë",-ka thënë Lipi, por që Zidanë një ditë do të bëhej trajneri i njërës prej skuadrave më të mira në botë, as që i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend.

Lipi shprehet se në kohën kur futbollisti francez luante për Juventusin dhe ai ishte trajner i tij, Zidane donte të largohej pak javë pasi kishte ardhur në Torino.

"Iu përgjigja duke i thënë se ishte i çmendur nëse do ta bënte këtë dhe se do ta fusja në fushë gjithmonë si titullar",-thotë ai. Ndërsa shton se është një fat që Zidane ndodhet në drejtimin e Reali të Madridit, edhe pse ka fituar shumë eksperiencë si lojtar me skuadrat më të mira të botës.

Deklarata e Lipit vjen një ditë para takimit të dytë mes Realit të Madridit dhe Ronës, në ndeshjet e vlefshme për 1/8-t e Champions League.