e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ligji i SHISH-it, tek ekspertet e NATO-s

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ligji i SHISH-it, tek ekspertet e NATO-s
PD heq draftin nga kalendari. Po punohet per dy variante te funksionimit

Drafti me ndryshimet e ligjit per Sherbimin Informativ Shteteror ndodhet ne kancelarite e Aleances Atlantike dhe i eshte ushtruar ekspertizes nga ekspertet e fushes se sigurise kombetare. Ky fakt pohohet edhe nga anetare te grupit te Komisionit te Sigurise Kombetare. Mazhoranca, edhe pse e diskutoi deri ne fund miratimin e ketij ligji dhe e vendosi me pas edhe ne programin tremujor te punes, nuk ka bere te njejten gje ne kalendarin e punimeve te Parlamentit, siç mesohet pas sinjaleve te reja nga kancelarite perendimore ne lidhje me nxitimin e diskutimit te ligjit. Partia Demokratike eshte justifikuar me motivin se e ka pershire projektligjin me ndryshime te ligjit organik te SHISH-it ne programin tremujor, me shprese se do te mberrijne propozimet nga NATO. Siç mesohet, dy kane qene logjikat e diskutimit te draftit te ri per SHISH-in. E para, qe te jete nje institucion nen varesi te Ekzekutivit dhe siç ekziston modeli edhe ne shume vende perendimore; dhe e dyta, nje institucion i pavarur, siç ka qene deri tani. Nga ekspertet ka mbizoteruar ideja e nje institucioni kushtetues, pasi edhe qendrimi pergjithesisht i forcave kryesore te politikes shqiptare ka qene qe institucioni i Sherbimit Informativ Shteteror te mbetet i pavarur. Ndryshimi i ligjit organik per Sherbimin Informativ Shteteror do te rikthehet serish per diskutim dhe rishqyrtim ne komisionet parlamentare nen mbikeqyrjen edhe te nderkombetareve. Partia Demokratike, edhe pse e ka te percaktuar ne axhenden tremujore te Parlamentit, por jo ne axhenden e seancave plenare draftin e Sherbimit Informativ Shteteror, nuk do ta kaloje pa ndryshime kete ligj. Burime prane Komisionit te Sigurise bejne me dije se drafti do te ridiskutohet ne komision dhe do te rishikohet me vemendje dhe konsultime per te plotesuar te gjitha standardet e kerkuara edhe nga nderkombetaret. Projektligji pritet t’i nenshtrohet nje ekspertize nga ekspertet nderkombetare dhe me pas pritet t’i kaloje Kuvendit per miratim. Burime nga demokratet bejne me dije se do te jene strukturat e NATO-s ato qe do te japin vleresime pas ekspertizes se ketij ligji. Partia Demokratike do te prese konsultimet e nderkombetareve per te plotesuar standardet e kerkuara. Ashtu siç ka vepruar edhe ne raste te tjera, Kuvendi ka shume gjasa qe te arkivoje ne zyrat e tij edhe ndryshimet per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror. Nuk eshte ende e qarte nese do te kete nje bashkim te dy nismave te fundit te demokrateve per te sjelle ne nje ligj te vetem draftin organik te SHISH-it dhe projektligjin per kontrollin parlamentar ndaj tij. Ligji ka marre kundershti te forta nga nderkombetaret, por Partia Demokratike duket se ka reflektuar kohet e fundit, duke mos e perfshire ate ne kalendarin e seancave te punimeve te Parlamentit qe do te zhvillohen deri ne fundin e muajit shtator. Ligji i SHISH-it u perfol gjate se do te ishte pika e pare e rendit te dites ne seancen e pare te Parlamentit ne sesionin e trete. Edhe vete Kryetarja e Kuvendit, ne seancen e fundit te sesionit te dyte beri me dije ne perfundim te seances se ligji i SHISH-it do te miratohet ne shtator. Nje tjeter arsye pse ligji i SHISH-it ‘vonohet’ te miratohet ne Parlament, eshte kundershtia qe kane edhe disa deputete te PD-se ne lidhje me kete draft. Dy muaj me pare, as paralajmerimet e nderkombetareve dhe as letra e NATO-s drejtuar qeverise nuk e kane penguar mazhorancen ne tentativen e saj per te miratuar projektligjin per Sherbimin Informativ. Ne kete nisme, e djathta ka deshtuar, edhe pse ndryshimet ne ligjin organik te sherbimit sekret u miratuan nen per nen ne Komisionin e Sigurise ne fillim te vitit 2010. Nderkombetaret i kane cilesuar ndryshimet e bera ne ligjin per sherbimin sekret si nje draft qe minon pavaresine dhe profesionalizimin e ketij institucioni.