Liga e Kampioneve, Napoli ndalet ne shtepi nga Bilbao, barazon edhe Arsenali ne transferte
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përfundojnë një pjesë e ndeshjeve të Play-Off-it të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Në takimet e luajtura sot në mbrëmje veçoheshin dy si takimet më interesante, ku Napoli priste në shtëpi Bilbaon dhe Arsenali udhëtonte në transfertën e vështirë të Beshiktash. Italianët e Napolit nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 ndaj spanjollëve. Miqtë ishin ata që shënuan të parët me Muniain, por në pjesën e dytë Higuain barazon shifrat duke vulosur edhe takimin e sotëm në “paqe”. Tani gjithçka duhet të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.
Edhe Arsenali i Vengerit barazoi në fushën e Beshiktashit, në një ndeshje e cila përfundoi pa asnjë gol të shënuar. “Topçinjtë” tani luajnë të favorizuar në ndeshjen e kthimit pasi barazimi në Turqi iu jep më shumë siguri. Në takimet e tjera të luajtura sot, Kopenhageni i Danimarkës u mund në shtëpi nga gjermanët e Leverkusen me rezultatin 2-3 dhe janë shumë pranë eleminimit. Salsburgu fitoi në shtëpi përballë Malmos me rezultatin 2-1. Dhe Steaua e Bukureshtit mundi minimalisht 1-0 bullgarët e Ludogorets. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.