Lev: Suedia s’eshte vetem Ibra, kujdes nga kolektiviteti i tyre
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania përgatitet për ndeshjen me rivalin më të ashpër në grupin e saj, Suedinë e Zllatan Ibrahimoviç. Pas tri fitoreve në tri ndeshje, e fundit 6-1 ndaj Irlandës, Joakim Lëv kërkon të vazhdojë ecurinë me fitore në grup, por duke paralajmëruar të tijtë, se skandinavët nuk kanë vetëm Ibrën: “Suedia ka një ekip të fortë, ka një yll si Ibrahimoviç, por një futbollist i vetëm nuk mund të fitojë ndeshjen.
Ata kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe është shumë e vështirë që t’i shënosh gol. Gjithashtu të gjithë lojtarët e tyre luajnë me skuadrat më të mëdha në Europë ndaj unë nuk besoj se kanë vetëm Ibrën. Duhet të kemi kujdes më shumë nga Suedia si ekip, sesa nga suedezët si individë”. Lëv foli edhe për Miroslan Klosen, që është vetëm tre gola larg rekordit të Gerd Muler si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren gjermane. “Është një kënaqësi të punosh me një lojtar si Klose, theksoi trajneri i gjermanëve.
Në tre Botërorë, ai ka shënuar 14 gola dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Janë të paktë futbollistët që kanë një karrierë kaq të suksesshme si ai dhe që vazhdojnë të shënojnë rregullisht dhe në moshën 34-vjeçare”. Gjithsesi Lëv nuk zbuloi nëse Klose do të luajë titullar, por pranoi se në ndeshjen e fundit, ku u aktivizua ndaj Austrisë, priste më shumë prej tij. Për sfidën me Suedinë është në dyshim dhe Khedira, ndërsa pritet të rikthehet kapiteni Lahm.