e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lestëri nis marshimin drejt titullit, Totenhemi dhe Arsenali u ndalën në barazim (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lestëri nis marshimin drejt titullit, Totenhemi dhe Arsenali u ndalën në barazim (VIDEO)

31E5D45100000578-3478333-image-a-121_1457203999719UPDATE/ Lestër Siti vijon ecurinë e rezultateve pozitive duke thelluar diferencën me ndjekësit më të afërt në Premier Ligë, Totenhemin dhe Arsenalin.

Fitorja 1-0 ndaj Uatfort në transfertë i ngjit "dhelprat" në kuotën e 60 pikëve. Goli që i dha fitoren skuadrës së Ranierit u realizua nga Mahrez në minutën e 56´.

31E5C70200000578-3478333-image-a-113_1457203619146

***

Totenhemi dhe Arsenali ndahen në barazim (VIDEO)

Totenhemi dhe Arsenali kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Premier Ligës. Barazimi 2-2 i ndjekësve të vendit të parë, Lestërit, i jep një tjetër mundësi skuadrës së Ranierit për të thelluar diferencën në tabelën e klasifikimit.

31E2709A00000578-3477957-Tottenham_and_Beglium_star_Toby_Alderweireld_drew_Tottenham_leve-a-80_1457187569286Fillimisht, Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 39´ të pjesës së parë me anë të Ramseit, ndërsa Andërvarld barazoi shifrat në 1-1 duke mbyllur edhe pjesën e parë.

Vendasit e Totenhemit u shfaqën më kërkues ndaj golit në 45´ minutat e dyta. Herri Kanë shënoi për Totenhem në minutën e 62´ të takimit, por Aleksis Sançes barazoi shifrat 15 minuta para se të mbyllej koha e rregullt, duke përcaktuar edhe rezultatin final.

Me këtë rezultat, Totenhem ndodhet në vendin e dytë me 55 pikë, i ndjekur nga Arsenali me tri pikë më pak.

Kryesuesit e Lestërit (57 pikë), pritet të luajnë në mbrëmje (18:30) ndaj Walford-it në transfertë.

Në ndeshjet e tjera të luajtur pasditen e së shtunës, Çelsi barazoi 1-1 me Stok Sitin, ndëras Mançester Siti fitoi 4-0 ndaj Aston Vilës.

REZULTATET:

Untitled-6