Lestër Siti ndalet nga Uest Bromuiç, afrohen Totenhem dhe Arsenal (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lestër Siti është ndalur mbrëmjen e së martës në ndeshjen e vlefshme për Javën e 28 të Premier Ligës. Skuadra e Ranierit barazoi 2-2 me Uest Bromuiç.
Fillimisht, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 11´ me anë të Zhoze Salomon Rondon, ndërsa vendasit barazuan 20 minuta më pas nga Drinkvater.
"Dhelprat" morën në dorë frenat e lojës në gjysmën e dytë të pjesës së parë duke përmbysur rezultatin me anë të King në minutën e 45´.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-1 për Lestërin. Por miqtë kundërpërgjigjen me fillimin e pjesës së dytë duke gjetur golin e barazimit në pesë minutat e para, duke i çuar shifrat 2-2.
Barazimi i Lestërit rihap edhe më shumë Premier Ligën angleze. Aktualisht, skuadra e Ranierit ndodhet në vendin e parë me 57 pikë, e ndjekur nga Totenhem me 54 pikë në vendin e dytë dhe Arsenal me 51 pikë në vendin e tretë.
Në ndeshjet e tjera të Premier Ligës, Çelsi fitoi në transfertë 2-1 ndaj Noruiç.
REZULTATET:
