Leka Zogu percillet ne banesen e fundit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Leka Zogu është përcjellë për në banesën e fundit, pas ceremonisë mortore dhe homazheve për dy orë në ambientet e Kuvendit. Në ceremoninë e varrimit kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të shtetit, pjesëtarvt e oborrit mbretëror dhe qytetarë të thjeshtë. Në lamtumirën e fundit për të atin, Princ Leka u betua se do të ndjekë rrugën e tij.
“Betohem se do të ndjek rrugën e mbretit Leka dhe do jem në shërbim të kombit dhe atdheut”, tha ai.
Homazhet në nderim të Leka Zogut, të zhvilluara në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u pëmbyllën me një minutë heshtje. Më tej, arkivoli me trupin e tij të pajetë është vendosur në oborrin e Kuvendit, ku përfaqësuesit e katër besimeve fetare në Shiqpëri kanë thënë lutje për shpirtin e tij. Drejtuesit e komunitetit mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashian janë lutur për udhëtimin e lehtë të pretendentit të fronit mbretëror drejt jetës së përtejme. Gjithashtu, në nder të Leka Zogut ka mbajtur një fjalim edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Homazhet në nder të Leka Zogut kanë nisur në orën 10:00 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Rreth orës 11:30, pranë trupit të pajetë bënë homazhe njëri pas tjetrit edhe presidenti Bamir Topi me Zonjën e Parë, kryeministri Berisha me bashkëshorten, kryeparlametarja Topalli dhe kreu i LSI-së, Meta. Për të nderuar pretendentin për fronin mbretëror të Shqipërisë ka mbërritur nga Kosova edhe Presidentja Atifete Jahjaga. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë kryer homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Leka Zogut rreth orës 10:30. Gjithashtu, homazhe kanë kryer edhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në ceremoninë e varrimit do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të disa familjeve mbretërore europiane, krerët e politikës si dhe qytetarë të thjeshtë. Për të nderuar figurën e Leka Zogut, në Tiranë kanë mbërritur dje pjesëtarë të familjes mbretërore italiane Savoja, ndërsa priten edhe përfaqësues të mbretërisë së Spanjës. Gjithashtu, praninë në ceremoninë e varrimit e kanë konfrimuar edhe përfaqësues të mbretit rumun Mikael.
Homazhet do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë nga oran 10:00 deri në 12:00, ndërsa më pas kortezhi mortor do të përshkojë rrugën nga bulevardi “Zhan D’Ark” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” - sheshi “Skënderbej” – Rruga e Kavajës, për të ndalur në banesën e tij të fundit, në Varrezat e Sharrës. Policia e Tiranës ka njoftuar për bllokimin e segmentit rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha”, deri te bulevardi “Zhan D’Ark”, e ura e Rrugës së Elbasanit.