Kryesia e re e PS, votohen Blushi dhe Malaj, Nano e Islami jashte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama: Meta është pjesë e pushtetit, s’kemi ç’t’i themi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përjashton mundësinë e një pakti me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të rrëzuar Kryeministrin Sali Berisha. Duke folur në mbledhjen e Asamblesë së kësaj partie, Rama tha se Meta tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij dhe PS-së nuk i duhet gjysma e pushtetit për të fituar ndaj pushtetit, siç u shpreh ai. “Si mundet ne ta zmbrapsim këtë makineri shtet-parti në rast se nuk e mbledhim të gjithë së bashku mendjen se jemi këtu, për asnjë arsye tjetër, veçse për ta zmbrapsur bashkë me varfërinë, bashkë me papunësinë, bashkë me rrënimin dhe për t’iu dhënë shqiptarëve atë që ata kërkojnë dhe meritojnë prej 20 vjetësh, por që çdo ditë e më shumë e shohin t’iu shkojë më larg. E për këtë arsye, herë pas here, me naivitet, dashamirësisht, bujarisht, por dobësisht bien nën tundimin e lëshimit të mesazheve për Ilir Metën. Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë që të mund të thotë që na duhet gjysma e pushtetit për të mundur pushtetin. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi ç’t’i themi për sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij”, theksoi Rama.
Në të njëjtën kohë ai kritikoi edhe punën e Kryesisë së vjetër, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2009. “Kryesia e shkuar kaloi një paralizë të paprecedentë pas zgjedhjeve të qershorit 2009. Arsyet dihen, por përgjegjësia është sa e secilit, aq edhe e përbashkët. E të gjithëve ne, duke filluar nga unë i pari. Secili ka argumentet, justifikimet apo alibitë e veta ose pjesë-pjesë kemi qëndrime të ndryshme për përgjegjësitë”, u shpreh më tej lideri i opozitës. Në fjalën e tij, kreu i Partisë Socialiste u shpreh se kjo është Asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore që do të jetë në vitin 2013. Sipas Ramës, kjo forcë politike është një parti e rivalitetit, dhe jo e vasalitetit. “Ka qenë kështu, është kështu, duhet dhe do të jetë kështu në të gjitha nivelet. Nga rivalitetet për të drejtuar partinë, te rivalitetet për të drejtuar një organizatë bazë, apo rivalitete për të qenë delegatë në kongres, apo për të qenë në asamble, apo për të qenë në kryesi. Por problemi ynë nuk janë rivalitetet, problemi ynë është i të jetuarit keq të tyre. Të mësuarit keq nga to. Të bërit keq për shkak të tyre. Në të gjitha nivelet”, theksoi Rama.
Kryesia e re
Në përfundim të numërimit të votave të anëtarëve të Asamblesë, kreu i PS-së ka dalë në një konferencë për shtyp ku është shprehur se edhe mendimi ndryshe është përfaqësuar në forumet e partisë. “Jam shumë i kënaqur dhe nuk mund të rri pa e thënë që të gjithë ata që kanë spikatur si mendim ndryshme, janë plotësisht të përfshirë në Kryesinë e re dhe kam shpresën dhe besimin që vota e sotshme do të jetë motivuese dhe do të jetë një përgjegjësi e re, siç është për të gjithë ne”, u shpreh Rama. Sipas tij, “na takon që të gjithë bashkë të krijojmë të gjithë hapësirën për të bashkëjetuar, gjë që do të jetë e vlefshme për të gjithë shoqërinë, të bashkëjetuarit si një familje politike që garanton një strehë për të gjithë pjesëtarët e saj dhe realizon një komunikim të ri dhe më pas një komunikim me të tjerë, që është një shembull për t’u ndjekur dhe që, mbi të gjitha, tregon se dy realitete, aq sa mund të jenë një dobësi kur nuk administrohen me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri, aq mund të kthehen në forcë dhe bazë të një suksesi të madh”.
Ruçi rizgjidhet, dështon numërimi elektronik i votave
Gramoz Ruçi u rizgjodh dje me 190 vota nga 210 anëtarë në votim në krye të Asamblesë Kombëtare Socialiste. Kreu socialist, Edi Rama, që në fillim të fjalës së tij propozoi Ruçin si kandidatin e tij për të drejtuar Asamblenë Kombëtare për katër vitet e ardhshme. Kandidatura e Ruçit nuk ka gjetur asnjë emër tjetër alternativ, duke hyrë i vetëm në garë dhe duke u rikonfirmuar në krye të forumit më të lartë vendimmarrës të PS-së. Nga 210 anëtarë që votuan, Ruçi, përmes numërimit elektronik të votave, bërë nga një lexues optik, mori 168 vota, ndërsa shumë fletë të tjera nuk lexoheshin nga aparati. Kjo detyroi komisionin e votimit që të verifikojë dhe të numërojë një nga një fletët. Në disa fletë, votuesi e kishte hedhur votën jashtë kuadratit përbri emrit, duke e bërë në këtë mënyrë të pamundur leximin e tyre nga aparati. Kështu, Ruçi mori 190 vota, ndërsa 20 të tjera dolën të pavlefshme. Pas këtij konstatimi, komisioni zgjedhor vendosi leximin e të gjitha votave përmes numërimit një nga një me dorë dhe jo me aparat, për të mos krijuar asnjë keqkuptim për votat që mund të mos lexoheshin nga aparati elektronik.
Meidani, Pëllumbi e Bufi në “Këshillin Politik”, Nano jashtë
Kryesocialisti deklaroi dje ngritjen e Këshilli Politik në PS, ose siç njihet “grupi i të urtëve”. Në përbërje të këtij këshilli janë figurat e njohura të kësaj partie dhe me përvojë në këtë parti, duke u kryesuar nga vetë Rama, në të janë ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ish-kryeministri, Ylli Bufi, por dhe shumë nga figurat themeluese të PS-së. Maqo Lakrori, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko etj. janë pjesë e këtij grupi. Gjithashtu, dhe ish- ambasadori Bashkim Zeneli, me përvojë të gjatë në diplomaci, do të jetë pjesë e këshillimit në këtë grup. Burime pranë selisë rozë thanë dje se Zeneli mund të komandohet sekretar për Marrëdhëniet me jashtë në PS. Por kryesocialisti ka lënë jashtë këtij këshilli ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Përbërja e këtij këshilli duket se është lidhur me vetë funksionet që kanë luajtur anëtarët e tij. Kryesocialisti Rama tha se përvoja e gjatë e anëtarëve të tij në PS e bën të arsyeshme ngritjen e tij. “Ky këshill duhet të institucionalizohet dhe mblidhet sistematikisht në prani të kryetarit të partisë, domosdoshmërisht, dhe të tjerë përfaqësues të partisë sipas rastit dhe nevojës për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar. Në kushtet kur më shumë se asnjëherë është e domosdoshme një sinergji e re dhe sa më e plotë me sa më shumë protagonistë të jetës së kësaj partie, nga më të moshuarit te më të rinjtë. Besoj se protagonizmi në vijueshmërinë e jetës së partisë, qysh nga lindja deri sot, si edhe rolet e larta drejtuese në parti e në qeveri dhe eksperienca e gjatë si anëtarë të organizatës sonë, përbën një kriter të arsyeshëm për ta formësuar këtë këshill politik”, u shpreh Rama në fjalën e tij, duke treguar arsyet pse ai ngrihet dhe funksionet që do të kryejë.
Kryesia e sekretarët, emrat e rinj
Në përfundim të numërimit të votave të 210 anëtarëve të asamblesë, më i votuari për në Kryesinë e re Socialiste është Gramoz Ruçi, me 177, i ndjekur nga Erjon Braçe, Ben Blushi dhe Ditmir Bushati. Kryesia e re është freskuar me anëtarë të rinj, si Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Vangjush Dako, të cilët u votuan nga lista e burrave. Ndërsa nga një listë e veçantë e grave kandidate, Eglantina Gjermeni është anëtarja më e re e Kryesisë. Nisur dhe nga fryma e fjalës së Ramës para votimit, i cili kërkoi të lihen pas të gjitha divergjencat brenda PS-së dhe të shihet përpara për të mundur sipas tij kundërshtarin politik, në Asamblenë e re u rikonfirmuan dhe zërat kritikë ndaj Ramës, si Arben Malaj dhe Ben Blushi, ndërsa nga Sekretariati socialist u larguan Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Nga kryesia e mëparshme nuk u përfshinë në listë Ledi Shamku, Eva Allushi dhe Saemira Pino. Kryesocialisti propozoi në listën e tij katër kryetarë bashkish socialiste, Qazim Sejdini, Niko Peleshi, Vangjush Dako dhe Adelina Farrici, por vetëm njëri prej tyre, kreu i Bashkisë së Durrësit, arriti të marrë votat e duhura për të qenë anëtar kryesie. Listës së propozuar nga kryetari socialist Rama nuk iu shtua asnjë emër i ri nga anëtarët e Asamblesë dhe pse disa anëtarë kishin mbledhur firmat e nevojshme për t’u paraqitur si kandidatë për në Kryesinë e re.
Sekretariati
Kryesocialisti rikompozoi Sekretariatin e Kryesisë Socialiste duke e çuar numrin e sekretarëve në nëntë, duke hequr krejtësisht sekretarin për marrëdhëniet me jashtë, detyrë që mesa duket do ta mbajë vetë Rama. Në përfundim të votimit, Damian Gjiknuri, sekretari për çështjet zgjedhore, mori numrin më të madh të votave, 172, i ndjekur nga Bashkim Fino, me 163 vota. Rama propozoi Fatmir Xhafën si sekretar të koordinimit, një funksion i ri në PS. Po ashtu, në Sekretariat u përfshinë edhe Ndre Legisi, si sekretar për koalicionet, duke i dhënë më shumë rëndësi koalicioneve të ardhshme zgjedhore. Ilir Beqja u zgjodh sekretari për programin, ndërsa Armando Subashi për burimet njerëzore. Arben Ahmetaj do të jetë sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, ndërsa Erjon Veliaj, sekretar për emigracionin dhe rininë, funksione që ka kohë që i zhvillon. Kryesocialisti propozoi dhe drejtuesit e 21 grupeve të punës, që në bashkëpunim me ekspertë të huaj dhe vendës, do të detajojnë programin e ri të PS-së e do ta sqarojnë atë sipas tematikave në elektorat. Pritet që në mbledhjen e ardhshme të asamblesë, të bëhen dhe disa kooptime për disa anëtarë të rinj, për shkak të numrit të votave që ata kanë marrë në kongres, dhe që janë shumë afër atyre fitues.
Ekipi i ri drejtues i PS
Kryesie e re e PS
Votimi për burrat
1. Gramoz Ruçi, 177 vota
2. Erjon Braçe, 150 vota
3. Ben Blushi, 144 vota
4. Ditmir Bushati, 139 vota
5. Pandeli Majko, 135 vota
6. Namik Dokle, 132 vota
7. Shkëlqim Cani, 132 vota
8. Arben Malaj, 131 vota
9. Sajmir Tahiri, 129 vota
10. Vangjush Dako, 124 vota
11. Besnik Bare, 124 vota
12. Arben Isaraj, 116 vota
……………………………………………..
Niko Peleshi, 88 vota
Ulsi Manja, 88 vota
Ethem Ruka, 88 vota
Qazim Sejdini, 84 vota
Namik Kopliku, 82 vota
Maqo Lakrori, 77 vota
Dhimo Kote, 55 vota
Gëzim Tushi, 31 vota
Votimi për gratë
1. Mimi Kodheli, 147 vota
2. Eglantina Gjermeni, 134 vota
3. Lindita Nikolli, 114 vota
4. Valentina Leskaj, 112 vota
5. Arta Dade, 111 vota
……………………………………………….
Luiza Xhuvani, 106 vota
Vasilika Hysi, 97 vota
Adelina Farrici, 72 vota
Mimoza Hafizi, 62 vota
Irena Kallço, 24 vota
Sekretariati
Sekretari Zgjedhor, Damian Gjiknuri, 172 vota
Për Pushtetin Vendor, Bashkim Fino, 163 vota
Për Koordinimin, Fatmir Xhafaj, 159 vota
Për Programin, Ilir Beqja, 159 vota
Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, 157 vota
Për Koalicionet, Ndre Legisi, 150 vota
Për Burimet Njerëzore, Armando Subashi, 146 vota
Për Biznesin, Arben Ahmetaj, 145 vota
Për Emigracionin dhe Rininë, Erjon Veliaj, 132 vota
Grupet e punës për detajimin e programit
Eduard Shalsi, për Planin e Përgjithshëm Kombëtar
Arbër Mazniku, për Punësimin
Ledi Shamku, për Arsimin
Kosta Bajraba, për Çështjet Sociale
Klodjana Spahiu, për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor
Merita Qato, për Çështjen e Pronës
Adriana Berberi, për Politikat Fiskale
Andis Harasani, për Energjinë
Ilir Zela, për Telekomunikacionin
Artan Lame, për Infrastrukturën, Turizmin dhe Mjedisin
Ilir Gjoni, për Rendin Publik
Shega Ligori, për Shtetin e së Drejtës
Agron Duka, për Zhvillimin Rural
Petrit Ago, për Sipërmarrjen në fshat
Artan Shkëmbi, për Autonominë Vendore
Keti Grazhdari, për të Përndjekurit
Iris Luarasi, për Mediat
Kiço Londo, për Menaxhimin e Kulturës
Elisa Spiropali, për Politikat Rinore
Fidel Ylli, për Sportin
Marko Bello, për Shërbimin Diplomatik
Islami mungon në mbledhjen e Asamblesë
Ish-sekretari për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami, një nga kritikët më të mëdhenj të Edi Ramës, nuk ishte dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Islami ka kërkuar që në 2009-n ndërprerjen e bojkotit të Kuvendit nga deputetët socialistë dhe mosradikalizmin e qëndrimeve të PS-së. Gjithashtu, ai ka kërkuar përmes intervistave dhe analizave të tij mundësinë e një koalicioni të ardhshëm me LSI-në, duke e parë këtë si mundësinë e vetme përmes së cilës PS-ja mund të kthehet në pushtet. Ra në sy dje në mbledhjen e asamblesë dhe anëtari i rikthyer i saj, Anastas Angjeli, i cili ishte një nga autorët e programit ekonomik të PS-së dhe që pritej të ishte në një nga forumet drejtuese të PS-së, si Kryesia apo Sekretariati. Po ashtu, dje mungonte dhe deputeti Paulin Sterkaj.
Harasani largohet pasi lexohen emrat
Ish-sekretari për programin, Andis Harasani, u largua nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare, e cila do të zgjidhte Kryesinë dhe Sekretariatin e ri. Gjatë kohës që Rama lexoi listën me kandidatët për sekretarët e rinj, Harasani u ngrit nga salla dhe u largua, duke mos e parë veten të përfshirë në këtë listë. Harasani është pjesë e atyre deputetëve që kanë kritikuar vijën e ndjekur nga Rama për bojkotin e Parlamentit dhe qëndrimin radikal të PS-së. Harasani dhe pse u përfshi nga kryesocialisti në krye të grupit të punës të programit që do të detajojë çështjen e energjetikës, duket se nuk është mjaftuar me këtë përfaqësim, duke kërkuar një vlerësim më të mirë të kontributeve të tij. Ai u largua duke mos marrë pjesë në votimin e zhvilluar për forumet e larta.
Aristir Lumezi