Ledezma: Cana, nje lojtar i rendesishem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kanë mjaftuar disa séance stërvitore e ndonjë ndeshje e vogël së bashku me Canën që Kristian Daniel Ledezma, mesfushori argjentinas i Lacios, të krijojë përshtypjen e parë në lidhje me shokun e tij të repartit. Për Ledezmën, Cana është një lojtar me shumë rëndësi për skuadrën bardhekaltër. Mesfushori shqiptar ka befasuar të gjithë ambientin lacial me profesionalizimin e tij, ndaj këtu nuk mund të bëjë përjashtim edhe Ledezma. “Kemi luajtur ndonjë ndeshje brenda grupit së bashku dhe kemi bërë seanca stërvitore të nivelit teknik dhe taktik. Cana është një lojtar i rëndësishëm dhe natyrisht, këtë gjë nuk e zbulova unë sot,” ka komentuar Ledezma stërvitjet me mesfushorin e kombëtares kuqezi.