e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laporta: Rosell deshi te shese yjet e Barces

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laporta: Rosell deshi te shese yjet e Barces
”Sandro Rosell ka kërkuar për të shitur Pyjolin, Ksavin dhe Viktor Valdes.” E thtë këtë ish presidenti i skuadrës nga “Kamp Nou”, i cili duke iu referuar pasuesit të vet në presidencën e Barcelons ka zbuluar planet që ka pasur Rosell për të shitur disa nga superstarët aktualë të ekipit katalanas. Johan Laporta ka deklaruar se presidenti i tanishëm në detyrë i Barcelonës, Sandro Rosell, kishte planifikuar më parë për të shitur Karles Pyjol, Ksavin dhe Viktor Valdes. Politikani nga Katalonja i ka drejtuar suksesshëm blaugranët, ndërkohë që ka qenë tejet kritik për drejtimin e klubit kohët e fundit.

Rosell ka qenë këshilltar i lartë i Laportës në vitin 2003, kur u bënë zgjedhjet për presidencën e Barçës, ndërsa 49-vjeçari ka pranuar se me sugjerimin e presidentit aktual, disa yje të mundshëm të ekipit mund të kishin qenë shitur. “Rosell donte për të shitur Pyjol, Ksavin dhe Valdes, – ka thënë Laporta për “Radio Catalunya”. – Bordi aktual është duke u përpjekur për të ndryshuar katër shtyllat e klubit: Johan Krujfin, “La MASIA”, “Catalunya” dhe UNICEF”.

Laporta nuk e ka përjashtuar një kthim të mundshëm në korridoret e pushtetit në “Kamp Nou”, teksa ndien se perspektiva që ofron Rosell dhe bordi aktual i Barcelonës nuk shijon. “Rosell dhe kompania janë të shqetësuar për faktin se kam shprehur publikisht interesin për t’u kthyer në drejtimin e Barcelonës, sepse ata nuk duan asgjë tjetër, vetëm që kjo të mos ndodhë”, – përfundoi ai.