e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lahm dhe Roben ndezin sfidën: Si trembemi Zonjës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lahm dhe Roben ndezin sfidën: Si trembemi Zonjës

Dy senatorët e Bajer nit, Filip Lahm dhe Arjen Roben, sfidojnë Juventusin dhe kanë besim se do të largohen nga Torino me rezultat pozitiv.roben Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, të dy vlerë- suan maksimalisht kundërshtarin, por thanë se mungesat e shumta nuk do ta ndikojnë aspak rezultatin final të kësaj ndeshjeje.

Lahm i përmbajtur - Atij i takon të jetë më i qetë dhe përpara ndeshjeve të tregohet i matur në fjalët që thotë. Pikërisht kështu bën Filip Lahm, i cili sot do të luajë ndeshjen e 100-të në Ligën e Kampioneve me fanellën e Bajernit.

"E kujtoj shumë mirë kohën kur e kam nisur rrugëtimin tim në Champions. Kam luajtur shumë i ri dhe jam i lumtur që kam bërë një karrierë të tillë. Kemi 50% mundësi për t'u kualifikuar sepse Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Kanë shumë ndeshje që fitojnë dhe është përballje e vështirë për ne. Duhet patjetër që të fitojmë", ka thënë mbrojtësi gjerman.

Ai ka folur për sfidën që do të ketë me Manxukiçin dhe pranon që është kënaqësi. "Jam shumë i lumtur që do ta takoj sepse me të kemi pasur raporte të shkëlqyera dhe një ecuri shumë pozitive kur ishte lojtar i Bajernit. Kam respekt për të, por edhe për të gjithë kundërshtarët. Ai është një lojtar me shumë vlera, por shpresoj që ta mundim", shtoi më tej Lahm.

Ai foli gjithashtu edhe për ndryshimin e trajnerit në fund të sezonit, duke bërë me dije se skuadra ka objektivat e qarta dhe fakti që Guardiola do të largohet nuk i pengon ata për të fituar trofe. Lahm nënvizoi se gjermanët s'kanë asnjë kompleks inferioriteti ndaj italianëve sepse në vitet e fundit, sipas tij, Bajerni ka arritur rezultate shumë pozitive ndaj Juventusit.

Sprint i Robenit... - Në fushën e lojës, ai është një shigjetë, por i tillë është shfaqur edhe në konferencën për shtyp. Numri dhjetë i Bajernit thotë se skuadra e tij shkon në Torino për të fituar dhe mungesat e shumta nuk do të ndikojnë aspak.

"Nuk ka rëndësi sa lojtarë mungojnë. Kemi treguar në ndeshjet e fundit se ne mund t'ia dalim edhe pa lojtarët kryesorë dhe mungesat e shumta në mbrojtje. Duhet të përballemi si të barabartë me Juventusin dhe të shfrytë- zojmë karakterin tonë fitues", tha holandezi.

Ai bëri me dije se dyshja "Robbery" nuk ka marrë fund, por do të vazhdojë të shkëlqejë edhe për shumë vite të tjera. "Më vjen mirë që Riberi u rikthye nga dëmtimi. Kemi kaluar momente shumë të arta së bashku dhe shpresoj të vazhdojmë sërish me këto ritme.

Unë personalisht jam mirë fizikisht dhe shpresoj të mos kem më shqetësime", theksoi Roben. 32-vjeçari vlerësoi maksimalisht lojtarët e Juventusit dhe tha se duhet bërë kujdes. "Juventusi nuk ka vetëm Dibalën, por edhe shumë të tjerë që duhen ndalur. Janë një skuadër shumë e fortë, por ne kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë dhe për të fituar", tha Roben.