LIVE Bylisi Vllaznia 0-1, Kalaja i jep avantazhin shkodranëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi - Vllaznia është takimi i dytë që luhet në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Dueli i mbijetesës mes ballshiotëve dhe shkodranëve pritet të dhurojë një sfidë të fortë, ku të dy ekipet kërkojnë fitoren për tu larguar nga zona e ftohtë.
LIVE' Bylis - Vllaznia 0-1
Golat: Kalaja 09´
Formacionet zyrtare
Bylisi: Ruçi, Bilali, Lipi, Brahja, Muskaj, Gava, Tairi, Izuçuku, Edmilson,Hoxhaj, Varea
Trajner: Adnand Zilxhoviç
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Tafili, Bardulla, Çinari, Kalaja, Shtubina
Trajner: Armando Cungu
Arbitra: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Renato Malaj, Ermal Llapra
Pjesa e parë- Vllaznia e nis mirë pjesën e parë. Luan qetësisht, sulmon dhe merr avantazhin. Shkodranët zhvillojnë 45 minuta të mira, ndonëse janë vendasit që dominojnë me lojën. Kalaja në minutën e 9´ i ka dhënë epërsinë miqëve duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Minutat
Mbyllet pjesa e parë 0-1
Akordohen dy minuta shtesë
43´ Kundërsulmon Bylis, Varea tenton nga distanca por pret Dragojeviç.
41´ Kros nga e majta për Pjeshkën brenda zonës, mbrojtësi tenton por nuk arrin të kontrollojë topin.
35´ Tension në fushën e lojës, përplasje mes lojtarxëve dhe faulle.
31´ Bruno Lipi ndëshkohet me të verdhë, pasi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kalasë.
24´- 26´ Kundërsulmojnë vensasit, fitojnë goditje dënimi dhe përpiqen ti shfrytëzojnë për të gjetur rrejtën.
20´ Bylisi është rikthyer në sulm, tenton të gjejë hapësira në gjysmëfushën e shkodranëve, por largojnë mbrojtësit kuqeblu.
14´ Kundërsulmon Bylisi. Vendsit kërkojnë golin e barazimit.
09´ GOOL! Kros nga e djathta, Kalaja gjendet brenda në zonë, gjuan menjëherë drejt portës dhe realizon golin e avantazhit për skuadrën. Bylis 0-1 Vllaznia.
03´ Dy Goditje këndi radhazi për Bylisin. E ekzekuton Izuçuki, vendasit kanë rastin të marrin avantazhin por largojnë vendasit.
Starton sfida