e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE Austri-Shqipëri 2-0, Harnik përfiton nga gabimi i Mavrajt (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE Austri-Shqipëri 2-0, Harnik përfiton nga gabimi i Mavrajt (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare luan sot ora 17:30 në 'Ernst Happel" ndaj Austrisë ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian "Francë 2016".Untitled-12MINUTAT:
25´ Goditje dënimi për vendasit në krahun e majtë, goditje drejt portës, por grushton Berisha.
22´ Rast i parë për Shqipërinë, Balaj godet me kokë pas një goditje kendi, por pret portieri.
17´ Junuzoviç depërton bukur brenda zonës, gjuan në pozicion të prirët, por jashtë.
14´ GOL AUSTRIA, Shënon Harnik. Gabim trashanik i Mavrajt që lë topin të kalojë dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë.
12´ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit
09´ Tjetër mundësi për austriakët. Krosim nga e djathta, Janko kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por pret Berisha. Totalisht të çorientuar mbrojtësit tanë.
06´ GOL AUSTRIA. Shënon Janko. Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
04´ Lenjani niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson në qendër, aty Abrashi godet nga jashtë zone, por shumë e gabuar goditje e tij.
03´ Mundësi për Austrinë, Alaba pason te Janko, ky i fundit tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por jo si duhet.
02´ Ka nisur ndeshje vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janko ka një mundësi, por shpërdoron.

LIVE' Austri-Shqipëri 2-0
Golat: Janko 06´ Harnik 14´
Austria:
Almer, Dragovic, Fuchs, Hinteregger, Klein, Alaba, Arnautovic, Baumgartlinger, Harnik, Junuzovic, Janko
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Xhaka, Abrashi, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi

Goli i Harnik:

Austri - Shqiperi 2-0 dyfishon Harnik by gazeta-panorama

Goli i Jankos:

Austri-Shqiperi 1-0 gol i Janko.avi by gazeta-panorama

Ora 17:00
Kuqezinjtë e De Biazit kanë zbritur në fushë duke kryer nxehmjen

Ora 16:00
Kombetarja e Shqiperise, ka mberitur ne stadiumin "Ernst Hapel", per te zhvilluar ndeshjen e saj miqesore kunder Austrise. Ekipi eshte nisur nga hoteli "Danub Hilton", nje gjysem ore perpara, i shoqeruar nga delegacioni zyrtar dhe nen kontrollin e forcave te policise.

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar ditën e sotme rrugët e Vjenës. Shumë njerëz të veshur me uniforma dhe flamuj kuqezi kanë rrethuar sot stadiumin 'Ernst Happel" për ta përkrahur ekipin kuqezi.

Djemtë e drejtuar nga Xhani De Biazi pritet të përkrahen nga rreth 7000 tifozë në ndeshjen miqësorë ndaj Austrisë, e cila fillon në ora 17:30. Ja disa foto nga tifozët në rrugët e Vjenës.

Më poshte keni foto nga atmosfera në Vjenë gjatë ditës së sotme:

austri