Kuzhe: Erdha te fus Shqiperine ne harten e futbollit europian
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Mendoj se duhej të kisha bërë më tepër, e pranoj këtë gjë, sepse gjithnjë në jetën time kam pranuar gabimet”
Josip Kuzhe ka folur pas ndeshjes së fundit të eliminatoreve ndaj Rumanisë. Rezultati në këtë mbrëmje mbase ka qenë në plan të dytë. E gjithë media dhe ambienti përreth kombëtares kanë qenë të fokusuar lidhur me rinovimin e Kuzhes. Siç dihet, kontrata i ka mbaruar, por Kuzhe me eksperiencën e tij është i qetë, ai pranon se mund të kishte bërë diçka më tepër për këtë përfaqësuese, pranon gabimet, por në krahun tjetër “qëndron me penën në dorë”, gati për të rinovuar, sigurisht nëse presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosin diçka të tillë.
Trajneri le të hapur rinovimin, ai shprehet se gjërat tashmë janë në duart e drejtuesve më të lartë të FSHF-së. Askush nuk mund të flasë me siguri se Kuzhe s’është më pjesë e stolit kuqezi, por në krahun tjetër emrat e rinj kanë filluar të “përshpëriten” në ambiente të ndryshme. Duke e parë në një këndvështrim të shpejtë, Shqipëria ka ecur në ritme të mira në fazën e grupeve, duke e nisur vrullshëm këtë moment.
Mbase të gjithë së bashku kemi qenë euforikë më tepër nga ç’duhej, por tashmë që e vërteta në shikon në sy nuk mund të fajësojmë vetëm një person, sepse si me Kuzhen apo edhe me trajner të tjerë, gjithnjë kemi arritur të parafundit në grup. Ndaj dhe duhet të shikojmë veten në “pasqyrë” për të kuptuar dhe për të përmirësuar në të ardhmen arsyen e vërtetë të çalimit të kësaj përfaqësuese.
Tifozët e duan Kuzhen, e brohoritën gjatë ndeshjes emrin e tij. Salihi si një “lokomotivë” i tërhoqi të gjithë “vagonët” e tjerë në momentin e golit, duke e drejtuar “trenin kuqezi” për një përshëndetje tek “makinisti” i tyre, Kuzhe. Por veç dashurisë së tifozëve dhe lojtarëve të Shqipërisë, duhet edhe ajo më e rëndësishmja, që vjen nga tribuna VIP. Por zakonisht dashuria e drejtuesve të FSHF-së nuk ka një “long story”, më tepër parija e FSHF-së preferon dashuritë me shikim të parë.
Mbase tashmë këta të fundit e kanë pikasur një të tillë dhe emri i trajnerit të ri mund të jetë vendosur. Mbase mund të jetë edhe Kuzhe!? Dhe nëse largohet, kroati mbetet dashuria e vjetër e shqiptarëve, të cilët i qëndruan pranë edhe në momente të vështira të jetës së tij.
Sidoqoftë, pyetja e “Sportit Shqiptar”, drejtuar kroatit në konferencën për shtyp, pas ndeshjes, se cili ka qenë objektivi i tij në fillim, kur mori drejtimin e kuqezinjve, e ka zbërthyer atë, teksa ka dhënë një përgjigje të papritur dhe në njëfarë mënyre fyese për çkanë bërë paraardhësit e tij, por edhe të tjerët, që merren me kombëtaren shqiptare:
“Nuk kam pasur ndonjë objektiv të përcaktuar qartë kur erdha në krye të Shqipërisë. Megjithatë, brenda vetes kisha një synim personal, ta fusja Shqipërinë në hartën e futbollit europian, sepse ka qenë disi e mënjanuar. Dëshira ishte e madhe, por kundërshtarët në grup ishin të fortë, ndaj nuk e mbyllëm ku duhej këtë fazë eliminatore.”
Më tej, trajneri Kuzhe ka vijuar në konferencën për shtyp: “Duke marrë parasysh të kaluarën e përballjeve midis Rumanisë dhe Shqipërisë, me dy barazimet e arritura mendoj se duhet të jemi të kënaqur. Por kur udhëheq për një kohë të gjatë dhe më pas mundesh në fund, të vjen keq. Gjithsesi, ky rezultat është pozitiv, sepse Rumania është një skuadër e mirë dhe me kualitete. Nuk e kam mbajtur shallin e tifozave sot (dje) vetëm për arsye imazhi, sepse kam parë fotografinë time gjithnjë me shall dhe mendova të jem më serioz.
Ishte thjeshtë çështje imazhi, por unë jam krenar për atë shall, e kam mbajtur me respekt, sepse ma kanë dhuruar tifozat kuqezi. Për bisedimet me presidentin Duka, për të ardhmen time, ndihem optimist. Për momentin jemi në kushte të barabarta, sepse asnjëra nga palët nuk ka thënë “po” apo “jo”. Mendoj se duhej të kisha bërë më tepër, e pranoj këtë gjë, sepse gjithnjë në jetën time i kam pranuar gabimet. Nuk ka ndonjë të veçantë në këtë mes.
Për më tepër ka njerëz të tjerë që i bëjnë vlerësimet. Qëllimi i punës sime nuk është vetëm të arrija të rinovoja kontratën, unë doja të bëja më të mirën për këtë ekip. Në pjesën e dytë ndryshuam Bogdanin, sepse ishim të detyruar pas dëmtimit. Mungesa e tij u ndje. Gjithsesi, unë s’isha i kënaqur as në pjesën e parë nga ekipi, jo më në të dytën kur kundërshtari fitoi terren. Por ndikoi edhe aspekti psikologjik lidhur me ruajtjen e rezultatit, pasi udhëhiqnim me vetëm një gol. Mbase ndikoj edhe ky fakt.”
Picurka: Barazimi ishte rezultati i drejtë
Në përfundim të sfidës së djeshme, trajneri i Rumanisë, Viktor Picurka, ka pranuar barazimin si rezultatin e saktë të ndeshjes. Ai gjithashtu “qan” rastet e humbura përpara portës së Shqipërisë. Por trajneri rumun konfirmon se në këtë sfidë ka aktivizuar disa futbollistë të rinj për të menduar të ardhmen e kombëtares së tij.
“Ishte një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari të fortë. Por siç e thash edhe më parë, në këtë sfidë duhet t’u jepja mundësi lojtarëve të tjerë, gjithashtu edhe elementit të ri. Ne u munduam të bëjmë më të mirën tonë. Krijuam disa raste shumë të mira për të shënuar. U munduam dhe arritëm të barazonim rezultatin.
Luftuam dhe treguam në pjesën e dytë një ndeshje të mirë. Ju thashë që humbëm shumë raste, por mendoj se ishte rezultati i drejtë barazimi. Unë s’kam deklaruar për asnjë media se do të vë bast për fitoren tonë, ky është një gabim mediatik. Nuk di çfarë të komentoj më tepër për këtë gabim që është pasqyruar në media, sipas asaj që ju po thoni.”
Franca direkt në Europian, Bosnja shkon në “play-off”
Sa i takon “kapakut” të grupit tone kualifikues, e ka mbyllur në vendin e parë Franca e Laurent Blankut, edhe pse ka vuajtur shumë mbrëmë, në “Stade de France”, teksa është gjendur në disavantazh të një goli, shënuar për boshnjakët nga Edin Dzeko, në minutën e 40-të të lojës. Rezultat ky që kualifikonte direkt ballkanasit, ndërsa francezët duhej t’i nënshtroheshin “play-off”-it.
Për pasojë, “gjelat” nuk kishin rrugë tjetër, veçse të shtonin presionin në portën e boshnjakëve për të kërkuar të paktën golin e barazimit. I cili ka ardhur me penallti, në minutën e 78-të, nga ana e Samir Nasrisë. Rivendosja e ekuilibrave në rezultatin e ndeshjes, që ka mbetur i tillë, 1-1, deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ka bërë diferencën e madhe prej një pike mes dy skuadrave në fjalë, por që u mjafton francezëve të kualifikohen direkt për në finalet e Europianit 2012, pasi kanë siguruar vendin e parë në grup, me 21 pikë.
Boshnjakët janë renditur të dytët, me 20 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Rumania, në kuotën e 14 pikëve. Një më pak ka Bjellorusia, ndërsa e pesta e mbyll Shqipëria, me 9 pikë, duke lënë të fundit Luksemburgun, me 4 pikë.
Renditja , Grupi D
1. Franca 21 pikë
2. Bosnje Hercegovina 20 pikë
3. Rumania 14 pikë
4. Bjellorusia 13 pikë
5. Shqipëria 9 pikë
6. Luksemburgu 4 pikë