e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kur futbollisti përjashtohet për faj të nënës (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur futbollisti përjashtohet për faj të nënës (FOTO)

Karriera e futbollistit të Ipswich, Ainsley Maitland-Niles është në pikëpyetje dhe shkak për këtë është bërë nëna e tij.

02_07213224_0fc336_2787002a (1)Mediat britanike shkruajnë se talenti 19-vjeçar është i huazuar nga Arsenali te Ipswich, por një mesazh që nëna e tij kishte lanë në sekretarinë telefonin e trajnerit, ka bërë që ai të mos aktivizohet dhe klubi të vendosë kthimin në Londër.

Sipas tabloidit "The Sun", telefonana e nënës së tij ishte aq skandaloze sa la pa fjalë drejtuesit e klubit. "McCarthy ishte aq i shokuar kur e dëgjoi mesazhin e lënë nga nëna e lojtarit sa i kërkoi stafit të tij për ta dëgjuar "për t'u siguruar që nuk jam i çmendur'",-shkruan 'The Sun'.

03_07213224_43bfbe_2787003aNë mesazhin që kishte lënë, nëna e futbollistit, Jule, kërcënoi trajnerin pse nuk e la djalin e saj të shkonte për një festë në Londër. Përmbajtja e mesazhit ka qenë aq e rëndë sa ka shokuar stafet e të dy klubeve.

Për 18-vjeçarin thyet se është një talent edhe me kombëtaren e moshave në të cilën aktivizohet, por 'incidentet' e fundit duket se nuk shkojnë në favor të tij.