Kur Tirana refuzon dhe Strasburgun
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fitojnë me vendim gjykate, por nuk ju ekzekutohet kurrë vendimi. Qindra raste të qytetarëve shqiptarë të cilët përballen me deformimin e sistemit të drejtësisë dhe gangrena e shërbimit përmbarimor. Çfarë ndodh kur Tirana refuzon edhe Gjykatën e Strasburgut? Cilët janë institucionet shtetërore që pengojnë vendosjen e drejtësisë? Një tablo e trishtuar e një realiteti që nuk ndryshon edhe pse premtohet shumë
Menjëherë mbas rikthimit të tij në pushtet në 2005-ën, në muajt e parë të qeverisjës, Sali Berisha bëri një nga shumë premtimet e tij: Nuk do të ketë më asnjë vendim gjyqësor të paekzekutuar! Në fakt, kishte të drejtë. Rreth 80 për qind e çështjeve gjyqësore të formës së prerë, nuk ekzekutoheshin nga Përmbarimi. Dhe palës që kishte fituar gjyqin, i mbetej në dorë, në shumicën e rasteve, vetëm një tufë me letra. Tetë vjet më pas, në muaj e fundit të qeverisjes së tij, Sali Berisha mund të përballet sërish me premtimin e vjetër, që është pothuaj njëlloj problematik si më parë.
Këtë konstatim e bën dhe një raport i Avokatit të Popullit, i cili tashmë është për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. “Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutiv, me rastin e mospërmbushjes së detyrimit në mënyrë vullnetare prej palës debitore, nuk kryen në mënyrë aktive veprimet përmbarimore të cilat do të mund të sjellin ekzekutimin e detyrueshëm të tyre, duke mos luajtur në këtë mënyrë rolin vendimtar që i takon në procesin e ekzekutimit”. Sipas raportit, në shumicën e rasteve për të cilët është bërë ankimim, konstatohet lehtësisht se shteti nuk ka marrë përsipër në mënyrë vijuese dhe rast pas rasti, detyrimin për të siguruar palët pjesëmarrëse në procesin e ekzekutimit se, ato do të kenë mundësi reale të ekzekutojnë titujt ekzekutiv. Çka e bën të paplotë dhe iluzive parimin për një proces të rregullt ligjor për qytetarët, si një të drejtë kushtetuese. Madje, edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, e vënë në lëvizje nga tetë subjekte të ndryshëm, por me të njëjtin objekt gjykimi, arrin në të njëjtin konkluzion.
Kur është shteti palë
Ka me qindra e qindra vendime gjyqësore të formës së prerë, në të cilat kanë qenë përballë qytetarë dhe institucione qëndrore e lokale shtetërore. Kryesisht për largime të padrejta nga puna dhe mosekzekutim të këtyre vendimeve nga zyrtarë shtetërorë dhe i shoqëruar me një faturë jashtëzakonisht të lartë financiare. “Ky borxh vetëm për shkak të mosrespektimit të parimit të ligjshmërisë nga ana e autoritetve të ngarkuara me ligj për ekzekutimin e tyre, rrit faturën financiare nga dita në ditë për shkak të mospërmbushjes së tij që në momentin e marrjes formë të prerë të vendimit gjyqësor”, thuhet në raport.
Edhe më i mprehtë bëhet ky problem, kur Shqipëria bëhet palë dhe humbet në mënyrë të rregullt në procese të kësaj natyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Raporti i Avokatit të Popullit citon disa nga rastet klasike, që dëshmon se çfarë ndodh me produktin final të të dhënit drejtësi në vend; "Qufaj & Co shpk kundër Shqipërisë" , "Gjon Boçari kundër Shqipërisë", "Vrioni & të tjerë kundër Shqipërisë", e të tjerë. Në të gjitha këto raste, kërkesave të individëve dhe personave juridikë privat, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ju është përgjigjur pozitivisht, duke ndëshkuar shtetin shqiptar për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga legjislacioni i brendshëm. Në çdo rast, ndëshkimi është shoqëruar me një faturë të kripur financiare, e cila në fund të fundit, nuk paguhet nga fajtorët – zyrtarët që kanë gabuar – por paguhet nga taksat e qytetarëve.
E jep Strazburgu, e mohon Tirana
Mbas një kalvari në gjykatat shqiptare, kërkesa e familjes Boçari, u pranua dhe u gjykua në Strazburg dhe atëherë kur u mendua se peripecitë e saj për të rifituar pronën e ligjshme kishin marrë fund, një jetër seri ju hap në Tiranë: Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk pranon ekzekutimin e vendimit. Historia është e ngjashme me dhjetra raste të tilla që do të vlenin të shënonin precedentin në një vend normal. Në vitin 1994, familja Boçari aplikoi pranë ish Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, e cila i njohu si pronarë mbi një sipërfaqe toke të tjetërsuar në truall prej 47 hektarësh të ndodhur në vendin “Shkalla” të Ujit të Ftohtë, Vlorë, kthimin fizik të disa sipërfaqeve dhe njohjen e të drejtës së parablerjes për objektet shtetërore të ndërtuara mbi këtë truall. Pesë vjet më pas u krye regjistrimi në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, por me urdhër të Regjistruesit të Zyrës, vetëm dy muaj mbas këtij vendimi, prona u fshi nga regjistri i pronave.
Familja Boçari përfundoi në gjykatë dhe në vitin 2003 rifiton të drejtën e saj me një vendim të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. U duk sikur saga e tyre përfundoi, por Përmbarimi “mendonte” ndryshe. Zvarritjet në proçesin e ekzekutimit e detyrueshëm ishin shkaku që legjitimoi ankimin e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila konkludon se “...pala Shqiptare duhet të sigurojë nëpërmjet mjeteve të përshtatshme dhe me shpejtësi, ekzekutimin e vendimit përfundimtar të gjykatës vendase, pala përgjegjëse duhet t’i paguajë çdo ankuesi, brënda tre muajsh nga data kur vendimi bëhet përfundimtar, në përputhje me nenin 44/ 2 të Konventës, shumën prej 7 000 euro në lidhje me dëmin moral për shkeljet e konstatuara ...”.
Kur mungojnë fondet
Një tjetër vendim i Gjykatës së Strazburgut, ka pasur të njëjtin fat në Tiranë. Në vendimin për çështjen që ka si palë kompaninë “Qufaj” sh.p.k, e cila ankohej për për mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë nga Bashkia Tirane, nënvizohet se: “Asgjë, as mungesa e fondeve nga ana e autoriteteve nuk e justifikon mos ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor”.
Dhe sipas Avokatit të Popullit, “...me qëndrimin e mbajtur prej institucioneve buxhetore në mospërmbushjen e detyrimeve të vendosura, imazhi për seriozitetin e shtetit në mbrojtje të të drejtave të njeriut bie në një shkallë të papranueshme”. Sipas këtij institucioni, shumat në të holla të vëna nga shteti në dispozicion të ekzekutimit të titujve ekzekutiv, janë në nivele tepër të ulta, për rrjedhojë numri i çështjeve në ngarkim të institucioneve buxhetore debitore sa vjen e rritet, duke rritur në këtë mënyrë dhe faturën financiare që duhet paguar në favor të subjekteve që kanë fituar proceset, por jo të drejtën e tyre deri në fund.
Situata bëhet alarmante, kur vetë shteti bëhet pengesë për vendosjen përfundimtare të të drejtës. Disa nga ministritë kryesore dhe institucione të tjerë qëndrorë në vend, janë listuar si kundërshtuese të vendimit të gjykatave. Kryesisht në rastet kur kanë përballë qytetarë të larguar padrejtësisht nga puna. Tani që Shqipëria është në pragfushatë, përsëri Berisha do të dalë dhe të premtojë të njëjtën gjë: “Forcimin e përmbarimit shtetëror dhe nxitjen e shfrytëzimit dhe mundësive për shërbimin privat përmbarimor”. Fiks atë gjë që ka shkruar dhe në programin e tij qeverisës 2005-2013.