Kristo Papas denigron shqiptaret, reagon Idrizi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deputeti grek neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas, në një intervistë të dhënë për gazetarin Artur Zheji, hodhi akuza të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur komb pa identitet dhe se Shqipëria e Jugut, ishte pjesë e Vorio-Epirit. Ai kërkoi që pala shqiptare t’i jepte sa më shpejt autonominë Vorio-Epirit, për të qëndruar korrekt një marrëveshje të nënshkruar në Korfuz.
Ai theksoi se mes dy vendeve ekziston ende ligji i Luftës dhe se ai nuk mund të abrogohej me deklarata politikanësh, por duhej të shfuqizohej nga Parlamentet e vendeve përkatëse. Këto deklarata, kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i quajti tragjikomike dhe psikopateske, të cilat vijnë si bartëse e ideologjisë nazifashiste, e cila ka krijuar shumë dhimbje dhe shumë tragjedi për të gjithë njerëzimin.
Sipas Idrizit, këta persona dhe këto deklarata janë një e keqe e madhe për shoqërinë greke. “Është e patolerueshme që një shoqëri demokratike të ketë në Parlament një parti me një vokacion të qartë, siç e pamë edhe nga insertet, neonazist, shovinist, antisemitist. Unë këtë e shoh në radhë të parë një problem për shtetin grek, megjithëse jam i bindur që Agimi i Artë po gjen gjithnjë e më pak vend edhe në mediat greke.
Po kujtoj këtu faktin se si një nga veteranët më të mëdhenj të luftës kundër nazifashizmit, Manolis Lezias i është përgjigjur që Greqia përbëhet nga shqiptarë, grekë dhe turq”, deklaroi Idrizi. Sipas Idrizit, këtyre deklaratave duhet t’u jepet fund dhe Shqipëria duhet të bëjë rolin e saj, për të shfuqizuar ligjin e luftës që gjendet mes dy vendeve.