e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Kupola e mafies se naftes, Abramovic'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Kupola e mafies se naftes, Abramovic'
Erdhi momenti që “pancerat” bavarezë t’i sfidojnë nga ana sportive “Tre Luanët” londinezë. Në finalen e Ligës së Kampioneve në stadiumin “Alianc-Arena” nuk do të kemi thjesht një rivalitet mes dy klubeve sportive, por në arenën me 69 mijë vende do kemi të pranishëm “kupolën” e Bajernit të Mynihut dhe Çelsit, të cilët prej vitesh janë në rivalitet nga ana ekonomike. Smira, nervozizmi dhe vullneti për të fituar në shtëpi është tejet i madh për rekordmenët gjermanë.

Njeriu që e bëri këtë klub të jetë kaq i madh ka një emër. Ai quhet Uli Hënes, që prej vitesh vazhdon ta rendis klubin nga ana sportive dhe ekonomike në majat e Evropës. Mentaliteti gjerman vazhdon të mbetet kritik për padrejtësitë e bëra ndaj futbollit dhe menaxhimit të një klubi. Teksa krerët e Bajernit kanë potencial të madh ekonomik dhe vazhdojnë të bëjnë ligjin në futboll, ata duan të ndalin edhe bosin e klubit londinez, Roman Abramoviç, i cili nuk do t’ia dijë sesa shpenzon nga paratë e tij të pista. Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, gjatë një interviste për tabloidin anglez “The Sun”, i ka kritikuar ashpër prodhuesit e naftës, konkretisht edhe bosin rus, Roman Abramoviç, i cili është pronar nga viti 2003 i Çelsit. Kreu i klubit bavarez kujton para katër viteve se ka pasur probleme, kur i hidhte karburant makinës. “Kisha probleme çdo javë kur e furnizoja me karburant makinën. Mafia e naftës përfiton paratë nga xhepat tona dhe i investon pa kriter në futboll.

Ky fenomen duhet ndaluar dhe, mes të tjerëve, kjo vlen edhe për zotin Roman Abramoviç. Sigurisht që nuk jam shok i këtyre gjërave. Kurrsesi ai nuk mund të jetë shoku im. Kjo mafie po pushton gjithë botën dhe po manipulon çmimin e naftës për shkak të keqmenaxhimit. Unë nuk mund ta luftoj, por lind pyetja: si mund t’i mposhtim? Ka vetëm një zgjidhje. Ne duhet ta mundim Çelsin në shtëpinë tonë, dhe këtu kanë për ta kuptuar këta njerëz se sa vlerë ka paraja që dikush e fiton me djersën e ballit”, – deklaroi presidenti i Bajernit, Uli Hënes. Teksa te blutë e Londrës kemi një pronar, te bavarezët kemi Shoqëri Aksionere. Roman Abramoviç ka shpenzuar 600 milionë euro nga viti 2003, ndërsa vitin e kaluar pati një defiçit prej 80 milionë eurosh, Bajerni ka 19 vite radhazi që del me fitime.