Kupa e Italisë/ Interi fitoi ndaj Juventusit, si u vlerësua Manaj (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të rinjtë e Interit fituan takimin e parë finalist ndaj Juventusit me rezultatin 0-1 në Torino dhe tani fati i Kupës së Italisë pritet të përcaktohet në ndeshjen e kthimit (13 prill).
Goli i Bonetos në minutën e 27´ përcaktoi edhe rezultatin final të ndeshjes, duke rritur mundësitë për skuadrën e Stefano Vekit për fitimin e mundshëm të Kupës së Italisë.
Në këtë takim u aktivizua edhe sulmuesi i Kombëtars shqiptare të futbollit, Rei Manaj. Sipas vlerësimit që e përditshmja italiane 'Corriere dello Sport' ka bërë në artikullin e saj, Manaj luajti disi në hije në ndeshjen ndaj bardhezinjve, por aftësitë e tij në sulm premtojnë për më shumë te zikaltrit.
Manaj është renditur ndër disa emra të tjerë të ekipit të të rinjve si një nga futbollistët që ka treguar aftësitë e tij edhe me ekipin bazë.
Manaj bashkë me disa futbollistë të tjerë vlerësohet si e ardhmja e ekipit, apo 'pasuria' tjetër e Tohirit, pasi shkëlqimi i tyre me U-21 dhe me ekipin kryesor, përkthehen në miliona euro të fituara nga presidenti i klubit.
Vetëm në 10 vitet e fundit, Interi ka përfituar më shumë se 162 milionë euro nga shitja e talenteve të rinj.
