Kupa e Italisë/ Goli i Manajt i jep trofeun Interit ndaj Juventusit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të rinjtë e Interit fituan Kupën e Italisë në finalen e luajtur ndaj Juventusit. Ndeshja u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në 'San Siro' dhe përfundoi me rezultatin 2-1.
Fillimishtm Juventusi kaloi në avantazh në minutën e 33´ të pjesës së parë, por ai që barazoi shifrat në 1-1 ishte sulmuesi kuqezi, Rei Manaj.
Ai shënoi në minutën e 77´ të pjesës së dytë, ndërsa Zonta dyfishoi shifrat në minutën e tretë shtesë.
Zikaltrit fituan në ndeshjen e parë në Torino me rezultatin 0-1 dhe goli i Manajt ishte vendimtar në këtë takim. Në ndeshjen e kaluar sulmuesi ishte disi në hije, por ndeshja në 'San Siro' ishte krejt ndryshe.
Manaj rrezikoi disa herë portën e bardhezinjve. Sulmuesi u ndëshkua me një karton të verdhë për simulim një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

