Kupa e Botes, rregullat e cmendura rreth seksit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkenca thotë se seksi në fakt mund të ndihmojë, jo të dëmtojë performancat e spotristëve. Por, trajnerët e futbollit nuk mendojnë kështu. Nëse ju jeni në Brazil tani, mos planifikoni të keni marrëdhënie me ndonjë lojtar tërheqës të Kupës Botës në futboll. Ekspertët pajtohen me mendimin se marrëdhënia seksuale përpara një ndeshjeje mund të ndikojë në lojën e një lojtari.
“Në Brazil nuk do të ketë seks. Ata mund të gjejnë mënyra të tjera për të kënaqur veten e tyre. Mua nuk më intereson se çfarë bëjnë trajnerët e tjerë. Ky nuk është një udhëtim për pushime, ne do të jemi aty për të luajtur futboll për Kupën Botërore”, ka deklaruar për mediat, trajneri i Bosnjë-Hercegovinës, gjatë muajit prill.
Disa vende, si Rusia, Bosnja, dhe Kili e kanë të ndaluar seksin plotësisht para Kupës Botërore. Meksiko ndalon atletët e tyre nga marrëdhëniet seksuale gjatë Kupës së Botës, por mundëson artin e magjisë. Ndërsa, Gjermania, Spanja, Anglia, SHBA-të, Italia, Zvicra dhe Uruguai, e lejojnë atë, por shumë prej tyre ndalojnë marrëdhëniet seksuale një natë para ndeshjeve të mëdha. Ndërkohë, rregullat për ekipet e mbetura janë ende të panjohura.
Por, a janë të tepërta disa rregulla seksi? Ndoshta. Dy shqetësimet më të zakonshme rreth seksit përpara lojës, qëndrojnë në faktin se lojtari mund të ndihet i lodhur dhe i dobët, ose mund të ndikojë tek ai psikologjikisht. Studimet kanë treguar se kjo formë është kthyer në një mit.
Seksi në fakt mund të rrisë performancën nga lëshimi i testosteroneve në trup. Dhe seksi nuk i shteron atletët. Shumë persona thonë se mund të digjen vetëm 25 deri në 50 kalori, e barabartë me kapërcimin me këmbë të 2 shkallëve. Dhe për një atlet, kjo nuk është gjë. Disa studime tregojnë se duke bërë seks një natë para konkursit, nuk ndikon te fuqia apo durimi i lojtarit. Në fund të fundit, nëse seksi do të ketë ndikim negativ tek emocionet e një personi para një loje, kjo varet nga individi. Për disa është një lehtësim, ndërsa për disa të tjerë është një zbavitje. Në përgjithësi, një atlet nuk duhet të provojë diçka përpara një konkursi të rëndësishëm, në rast se nuk e ka provuar më parë gjatë një konkursi me përmasa më të vogla dhe më pak të rëndësishme.