e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kupa e Afrikes, triumfon Bregu i Fildishte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Afrikes, triumfon Bregu i Fildishte

Pas 23 vjetësh, Bregu i Fildishtë rikthehet në fronin e Kupës së Afrikës dhe këtë e arriti pasi mundi në finale me 11-metërsha 9-8 përfaqësuesen e Ganës.

Gjithçka ka qenë e njëjtë me finalen e vitit 1992, kur 90 minutat e rregullta dhe koha shtesë përfunduan në barazim pa gola. Edhe në atë kohë ishin 11-metërshat që vendosën fituesin e Kupës së Afrikës. Protagonist i finales së këtij viti ishte portieri Berri i cili shënoi 11-metërshin e fundit duke i dhënë kupën e dytë Bregut të Fildishtë. Një fitore historike kjo edhe për trajnerin Renard, i cili bëhet njëkohësisht edhe trajneri i vetëm që e fiton këtë trofe me 2 kombëtare të ndryshme.