Kukësi rikthehet te fitorja, fundos Bylisin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kukësi vijon te kalojë një moment fantastik në Kampionat. Pas barazimit në kryeqytet ndaj Tiranës, verilindorët janë rikthyer menjëherë te fitorja duke fituar me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën e sotme në Ballsh.
Dvornekoviç dhe Flores ishin ata që realizuan për këtë triumf për ekipin e Duros. Një pjesë e parë që ka folur e gjitha për Kukësin, ku u shënuan edhe dy golat e vetëm të kësaj ndeshjeje.
Më pas në fraksionin e dytë, ballshiotët u përpoqën të rihapin sfidën, por nuk ia kanë dalë pasi miqtë administruan në më mënyrën më të mirë të munshmë rezultatin.
Me fitoren e sotme, Kukësi blindon vendin e tretë në kampionat me 45 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë, duke qenë seriozisht i rrezikuar të bierë nga Kategoria.