e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kukësi në podium, ja notat për ekipet në javën 29-të

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kukësi në podium, ja notat për ekipet në javën 29-të

kukesiKukësi 8 - Tetë, si numri i ndeshjeve pa humbje. Jo vetëm kaq, por një notë krejtë- sisht e merituar për faktin se kanë shtuar statistikat në sfidat radhazi të fituara, edhe kur përballë kanë pasur Skënderbeun. Të besuarit e Duros janë ekipi i momentit dhe, pse jo, skuadra për t'u mundur.

Teuta 7.5 - Mbase ishin edhe me pak fat që gjetën një Vllazni jo me përqendrimin maksimal, por skuadra e Maganit ka marrë maksimumin në një transfertë të vështirë si ajo në Shkodër. Lojë e rrjedhshme, fitore e pastër dhe, mbi të gjitha, pikë të rëndësishme për Europën.

Tirana 7 - Mund të ishte notë më e lartë nëse kundërshtari do të kishte ecurinë e sezonit të shkuar. Megjithatë, fitorja përballë Laçit, edhe pse me mungesa dhe me një stadium thuajse të boshatisur, meriton vlerësim.

Flamurtari 6.5 - Një notë e tillë mund të ishte edhe në rast të një fitoreje, por Flamurtari ndali Partizanin dhe kjo e bën që të ketë notë të lartë. E nisën keq, por reagimi në fund, edhe për meritë të zgjedhjeve taktike, bëjnë që Flamurtari të japë sinjale të mira për mbijetesën.

Bylisi 6 - Ka marrë tri pikë të arta, por përballë ka pasur vendin e fundit. Nuk shkëlqejnë, edhe për shkak të terrenit të rënduar, por të besuarit e Zildzoviç janë cinikë dhe marrin atë që duan në Pukë.

Partizani 5 - Notë, po aq sa edhe diferenca me Skënderbeun e vendit të parë. Kishin mundësinë ideale për të rikuperuar përballë korçarëve dhe për ta bërë si një finale sfidën e javës së parafundit në Korçë, por nuk e bënë. Gjithsesi, notë kaluese se nuk u mundën dhe se rikuperuan... pavarësisht se "pa vlerë".

Skënderbeu 4 - Të të mundë Kukësi nuk është dramë, aq më pak ky i këtij sezoni, mirëpo shansi që i dha Partizanit për disa orë mund të shndërrohej në autogol të madh për titullin. Javët e fundit kanë treguar se janë shumë të varur nga Salihi, tipar dobësie për një ekip me organikën e korçarëve.

Laçi 4 - Ecuria në Kupë dhe shanset që kanë për të shkuar në finale dhe për të përdorur trofeun e dytë si varkë shpëtimi e bëjnë këtë ekip që të "shpërqendrohet" disi në kampionat. Gjithashtu, bëhet i pranueshëm edhe justifikimi për "rrotacionin", për sa kohë Laçi nuk ka më objektiva në kampionat.

Vllaznia 3.5 - Notë që shkon më së shumti për vetëkënaqësinë e kuqebluve, pasi paraqitja në fushën e lojës kundër Teutës nuk meriton asnjë notë. Një ekip që lufton për mbijetesën, nuk mund të krijojë vetëkënaqësi të tillë dhe aq më pak një shpërqendrim të lojtarëve në atë shkallë sa shkodranët u shfaqën kundër Teutës.

Tërbuni 3 - Kjo notë, mbase është më së shumti për Tërbunin e zyrave sesa atë të fushës, pasi në këtë të fundit ka lojtarë që kanë marrë vetëm një nga tetë pagat e këtij viti.