Kukësi mban sytë nga të dëmtuarit, Emini gati për Bylisin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tre lojtarë të formacionit shqetësojnë trajnerin Duro, pasi nuk janë në kondicion të mirë fizik.
Rrahman Hallaçi është në dyshim për Bylisin, pasi nuk është rikuperuar akoma nga dëmtimi.
Izair Emini është personi me peshën më të madhe në ekipin e Kukësit në pjesën e dytë të sezonit, por sulmuesi ka pësuar një hematomë dhe ndodhet në fazë rikuperimi. Mario Morina ka pësuar një tërheqje të gradës së parë të muskulit "auktor" në këmbën e majtë.
Stafi mjekësor i skuadrës i ka kryer të gjitha ekzaminimet e specializuara me lojtarët e dëmtuar dhe tani po punohet intensivisht me ata që të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës, ku i pret transferta e Ballshit.
Garanci ka për rikthimin në kohë të sulmuesit Emini, sepse pas terapisë intensive rikuperimi ka ecur me ritme shumë të shpejta. Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve të dëmtuar po vijon me përgatitje të diferencuara.