e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kukesi i pafat, mposhtet nga turqit, tifozet irritohen me gjyqtarin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kukesi i pafat, mposhtet nga turqit, tifozet irritohen me gjyqtarin

Trabzonspori ka ndalur stuhinë e “Kukësit”, pasi ka mposhtur skuadrën shqiptare në “Qemal Stafa” me rezultatin 2-0. Ishte ndeshja e parë e raundit të katërt kualifikues të Europa League. Rreth dhjetë mijë tifozë shqiptarë ishin mbledhur në stadiumin “Qemal Stafa” për të  ndjekur takimin, ndoshta vendimtar për fazën e grupeve të Europa League. Kukësi u paraqit me formacionin më të fortë. Gerhard Progni dhe Ylli Hoxha startuan nga minuta e parë, kurse Popovic udhëhoqi sulmin kuksian. Trabzonspori kishte mungesa, Bosingwa dhe Malouda  nuk udhëtuan fare në Tiranë.

Kukësi e filloi më mirë takimin, duke dominuar vazhdimisht ndeshjen në mbajtjen e topit dhe me hapje të ndryshme në sulm, të cilat rezultuan të pasuksesshme. Por, pas një depërtimi në zonë,një prej mbrojtësve të Kukësit, e ndali topin me dorë, duke shkaktuar penallti.  Mierzejewski ishte ai që u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0 dhe rezultatin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte e ngjashme sikur e para. Dominim total i Kukësit në fillim dhe një gjykim katastrofal nga bullgari Todorov, i cili qartë u bëri favore turqve, duke provokuar tifozët e flaktë, të cilët hodhën edhe shishe në fushë.

Gjykimi skandaloz i Todorov vazhdoi deri në fund të takimit, që rezultoi me dy herë ndërprerje pas revoltimit të tifozëve, të cilët vazhduan hedhjen e sendeve në fushë. Në rastin e dytë në të gjithë takimin, Trabzonspor realizoi golin e fitores. Pas një goditje me kokë, portieri Halili grushtoi , por nga topi i kthyer Mierzejewski harkoi për Paulo Henrioque-n, i cili realizoi golin e dytë dhe të fundit të takimit. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Turqi.