e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kukesi?Trabzonspor, ja masat e policise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kukesi?Trabzonspor, ja masat e policise

Policia e Tiranës me qëllim mbarvajtjen e ndeshjes së sotme mes Kukësit dhe ekipit turk të Trabzonspor, e cila do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar «Qemal Stafa», ditën e sotme në orën 19:30, ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, si dhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

 Duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», sheshi ”Nënë Tereza”, rruga ”Dervish Hima”, si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.

Nga ora 17:00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga ”Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën ”Themostokli Gjermeni”, Sheshi ”Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të con drej stadiunimit ”Qemal Stafa”.

Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium të sendeve të ndaluara si: mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme e të ndaluara etj.