e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kufiri detar, Panariti: Marreveshje te re me Greqine, per ne nuk ekziston ajo e 2009

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kufiri detar, Panariti: Marreveshje te re me Greqine, per ne nuk ekziston ajo e 2009
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panarit, ka folur për herë të parë publikisht pas vizitës zyrtare në Athinë. Në një prononcim për mediet, ai deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë një marrëveshje të re për kufirin detar. Panariti ka theksuar se një qëndrim i tillë është pranuar edhe nga homologu i tij grek, Avramopoulos. Deri para vizitës në Athinë të ministrit shqiptar, Greqia ka mbajtur qëndrimin se do të respektojë marrëveshjen e arritur në vitin 2009.

“I theksova se pas vendimin të Gjykatës Kushtetuese, për ne nuk ekziston marrëveshje për detin dhe duhet të punojmë së bashku për të krijuar kushtet për të nisur negociatat për një marrëveshje të re që duhet të jetë një marrëveshje e pakontestueshme për të qenë e qëndrueshme”, tha Panariti.

“Avramopoulos dëgjoi pozicionin tim dhe besoj se e respektoi qëndrimin tim në këtë drejtim. Vura re se dhe shteti grek nuk ka avancuar me ratifikimin e marrëveshjes së vjetër, ajo është e ngrirë dhe nga shteti grek”, shtoi ministri i Jashtëm.

Ministri nga ana tjetër nënvizoi se, “kjo vizitë ishte shumë komplekse nuk u përqendrua vetëm tek ujërat dhe çështja çame”. Panarit bëri me dije se gjatë vizitës së tij janë adresuar për zgjidhje edhe disa çështje të tjera, si ajo e njohjes së certifikatave në mënyrë që qytetarët të mos legalizojnë më dokumentet, për lehtësimin e transportit urban çështje për të cilin do të ketë një takim të ministrave të transportit si edhe zbatimi i marrëveshjes së Shengenit dhe njohje reciproke të patentave.