'Kualifikim ne Zvicer me golin tim'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia ka bërë një ndeshje shumë të mirë në Shqipëri ndaj Thunit të Zvicrës, në ndeshjen e parë të turit të dytë të para-eliminatoreve të Europa League, por i ka munguar goli. Gjithsesi, ajo beson te një kualifikim i mundshëm për në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e zviceranëve, edhe pse të gjithë e dinë se nuk do të jetë shumë e lehtë. Mes atyre që e duan shumë kualifikimin për në turin tjetër është pikërisht Xhevahir Sukaj, njeriu i momentit te Vllaznia. Ka shënuar gol në transfertën ndaj Birkirkarasë; këtë e kishte bërë edhe më parë në shtëpinë e NK Koperit, por dëshiron ta përsërisë edhe të enjten në Zvicër. “Kam shënuar edhe dy herë të tjera në transfertat europiane, ku ekipi i Vllaznisë është kualifikuar; në Koper dhe në turin e parë të këtij kompeticioni në Maltë, - rrëfen dëshirën e tij Sukaj. - Shpresoj të kemi fatin me vete të gjithë futbollistët, dhe në të tretin rast, e treta e vërteta, të ndodhë ashtu si në Koper dhe në Maltë, të shënoj përsëri edhe në Zvicër, dhe pse jo, Vllaznia të kualifikohet për në turin e tretë të Europa League.
Megjithatë, përtej dëshirës personale, rëndësi ka që të shënojë dikush dhe ne të kualifikohemi për me tej. Do ta provojmë me të gjitha mënyrat”, - ka thënë në fillim sulmuesi shkodran. Edhe pse ndeshja e parë u mbyll 0-0, ky rezultat sipas sulmuesit e ndihmon skuadrën shkodrane të jetë e çlirët në lojën e saj ndaj Thunit në kthim, ku një gol i mundshëm në fushë kundërshtare do të vlente shumë: “Për mendimin tim, rezultati i takimit të parë këtu në Shkodër 0-0 është pozitiv dhe të lë të luash lirshëm futboll në ndeshjen e kthimit. Një gol i shënuar në fushë të huaj është shumë i vlefshëm dhe kismet, mund të shënojmë dhe të kualifikohemi”. Po ashtu, Sukaj komenton edhe modulin e lojës së aplikuar në ndeshjen e fundit, i cili sipas tij shpreh më mirë lojën e skuadrës. “Moduli i lojës sonë në ndeshjen e parë, mendoj se është më i miri që mund të përdorë Vllaznia, dhe ky modul mund të përdoret edhe në Zvicër.
Megjithatë, kjo është një çështje pak më e gjerë dhe që s’më përket mua”, - thekson sulmuesi i shkodranëve, i cili uron që edhe kësaj radhe Vllaznia ta respektojë traditën e mirë të këtyre viteve të fundit për sa u përket ndeshjeve në transfertë. Deri tani, në tre takimet e para në Europë, Vllaznia nuk e ka provuar asnjëherë shijen e humbjes. Këtë gjë shpreson të bëjë edhe të enjten ndaj Thunit. Ndryshe nga turi i parë, ku Vllaznia udhëtoi drejt Maltës rreth 48 orë përpara takimit apo diçka më shumë, kësaj radhe udhëtimi i saj do të jetë vetëm 24 orë para. Nisja do të bëhet të mërkurën, në mëngjes herët nga Shkodra, duke udhëtuar drejt kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, nga ku në orën 8.30 të kësaj dite, do të fluturojë avioni direkt e në Zvicër. Atë pasdite parashikohet të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, në orarin e ndeshjes, pikërisht në stadiumin ku do të luhet ky takim.