Kroacia heq vizat per shqiptaret nga korriku ne tetor
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kroacia heq vizat per shqiptaret per periudhen 1 korrik-31 tetor 2010. Lajmi eshte bere publik dje nga ambasadori kroat ne Tirane, Darko Javorski, i cili ia ka percjelle ne menyre zyrtare vendimin e fundit te qeverise se Zagrebit, Kryeministrit Sali Berisha. Kerkesa e heqjes se vizave per Shqiperine, gjate sezonit turistik eshte bere nga qeveria shqiptare.
Heqja e vizave per periudhen katermujore gjate veres dhe vjeshtes per shqiptaret, komentohet nga ambasadori kroat si “nje shprehje e marredhenieve te ngushta te partneritetit dhe miqesise qe ekzistojne mes dy vendeve, te cilat u anetaresuan se bashku ne NATO dhe kane ndertuar nje game te gjere bashkepunimi te shkelqyer ne te gjitha fushat ne dobi te se mires se ndersjelle mes dy popujve”.
Nderkohe qe ambasadori Javorski ka shprehur deshiren qe shqiptaret te marrin lajmin e mire per levizjen pa viza ne BE, Kryeministria shqiptare e interpreton vendimin e qeverise kroate si nje rezultat i rezultateve te larta te qeverise shqiptare ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave me BE. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka shtuar se kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve ne Shqiperi eshte e standardeve me te larta ne rajon.
Ne takim u theksua se vendimi per heqjen e vizave, per sezonin turistik, i cili u mor pas insistimit te qeverise shqiptare, do t’i sjelle nje sherbim te madh qytetareve shqiptare, qe deshirojne te kalojne pushimet ne Kroaci, apo te zhvillojne aktivitete te ndryshme tregtare me Kroacine. Por ne veçanti, ai lehteson jashtezakonisht emigrantet shqiptare qe deshirojne te kalojne pushimet ne Shqiperi me familjet e tyre dhe u duhet per kete te levizin transit permes Kroacise.
“Ky vendim eshte nje kontribut i rendesishem ne konsolidimin e metejshem te marredhenieve te shkelqyera mes dy vendeve dhe nje ndihmese e çmuar per levizjen e lire te shqiptareve ne rajon”, tha Berisha.