e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BE rrit dozen e paralajmerimit: Tejkalimi i krizes le Shqiperine jashte Europes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BE rrit dozen e paralajmerimit: Tejkalimi i krizes le Shqiperine jashte Europes
Bashkimi Europian kercenon me fuqishem se kurre se mund te penalizohen aspiratat europiane te Shqiperise dhe qytetareve te saj, nese kriza politike mes paleve nuk gjen menjehere zgjidhje. Ne nje deklarate te perbashket te bere pasditen e djeshme nga ana e kryetarit te Partive Popullore Europiane, Jozef Dol, dhe Presidentit te Partive Socialdemokrate, Martin Shuls, krizes politike ne kembet e qeverise dhe opozites konsiderohet si e keqja me e madhe per rrugen europiane te Shqiperise.

“Ne shpresojme qe lidershipi politik ne Shqiperi ta kuptoje mire se tejkalimi i kontradiktave aktuale politike jane vendimtare per progresin e integrimit te vendit ne BE, dhe per promovimin e aspiratave europiane te qytetareve shqiptare”, theksohet qarte ne deklaraten e perbashket te Daul dhe Shultz. Penalitetet qe e presin Shqiperine, thekson qarte edhe kur deklarata thekson se progresi i vendit tone do matet ne baze te kritereve te Kopenhages, ku kriteri me i rendesishem per vijimin e integrimit eshte ai politik. “Ne vazhdojme ta mbeshtesin rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian, bazuar ne kriteret e Kopenhages dhe po keshtu ne kriteret e percaktuara nga konkluzionet e Keshillit Europian ne vendimin e rinovuar per zgjerimin ne  dhjetor te vitit 2006”, shprehet presidenti i PPE-ve dhe ai i Partive Socialdemokratike Europiane.

Nga ana tjeter, kjo deklarate nuk vjen vetem nga grupet e majta dhe te djathta te Parlamentit Europian, por ne te ndihet edhe zeri i Keshillit te Ministrave te vendeve europiane. “Ne theksojme, - bashke me Keshillin - se eshte pergjegjesi e qeverise se bashku me opoziten te gjejne menjehere nje zgjidhje transparente qe respekton ne menyre te plote Kushtetuten e Shqiperise, zgjidhje per ngecjen aktuale dhe menyra per ta çuar vendin ne rrugen e kerkuar drejt BE-se”, theksohet ne deklaraten qe pasditen e djeshme u gjend ne tryezat e punes se Kryeministrit Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Por deklarata e perbashket e drejtuesve te larte te PE-se, ndonese tonit te ashper dhe penalizimeve qe parashikon per te ardhmen e Shqiperise, nuk harron te shpreh keqardhjen qe Daul dhe Shultz nuk ndihmuan dot ne gjetjen e nje zgjidhjeje mes paleve. “Ne sinqerisht na vjen keq qe qeveria dhe opozita nuk munden t’i tejkalonin kundershtite e tyre dhe prandaj nuk kane qene ne gjendje te ndermarrin hapa te metejshem te nevojshem drejt permbushjes se ambicies europiane te vendit”, shprehen perfaqesuesit e larte te PE-se aty, duke kujtuar takimin e mbajtur rreth nje muaj me pare ne Strasburg.

Por nga ana tjeter, Dual dhe Shultz ne deklaraten e tyre nuk harrojne te japin edhe direktiva per forcat politike kryesore ne vend. Opozites ata i kerkojne qe te vazhdoj te qendroj ne Parlament. “Ne i kerkojme opozites shqiptare te rrine ne Parlament dhe te vazhdoj aty punen”, theksohet ne menyre eksplicite ne deklarate. Nga ana tjeter, ata kerkojne nga qeveria qe nenkuptohet mazhoranca qe te jete promotore e fillimit te punes per ndryshime ne Kodin Elektoral. “Ne te njejten kohe, ne presim qe qeveria te punoje bashke me opoziten me qellimin e reformimit te sistemit aktual elektoral dhe procedurave parlamentare”, kerkojne ata. Sipas tyre, klasa politike shqiptare duhet t’i mendoje me shume seriozitet pasojat qe moszgjidhja e situates ka per vendin.