Kreshnik Spahiu - 'PD dhe PS nen 'sqetullen' greke'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu sulmon dy krahët e politikës shqiptare, në lidhje me regjistrimin. Ai ironizon për herë të parë publikisht edhe kreun e shtetit Bamir Topi, i cili e dekretoi pa vërejtje ligjin në fjalë. Spahiu thotë se beteja ligjore vazhdon në Gjykatën Kushtetuese.
Zoti Spahiu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule është shprehur me tone të ashpra së fundi ndaj atyre që përpiqen të pengojnë regjistrimin e popullsisë, duke ju përfshirë indirekt edhe ju, si lëvizje. Ai ka thënë se “jemi në momente të tensionuara për shkak të ngërçit politik, në kohëra të turbullta që janë të favorshme për spekulantë të politikës që mendojmë se mund të peshkojnë kështu vota. Është hera e fundit që edhe komentojmë dhe hymë në debat me individë e grupime që kanë shumë veçori të përbashkëta me kategorinë e batakçinjve politikë”. Si i përgjigjeni kësaj deklarate?
Në skakierën politike sot operojnë dy parti etnike greke, PBDNJ dhe MEGA. Të dyja kanë një influencë të çuditshme dhe pavarësisht se nuk kanë vota popullore, kanë peshkuar shumë politikanë, madje njëra ka futur nën sqetull opozitën dhe tjetra mban nën sqetull qeverinë. Skandali i fundit në Himarë dhe heronjtë që shpikin Dule, Bollano, Geixh dhe deputetë të tjerë grekë, synojnë helenizimin e pjesshëm të politikës, por dhe të shoqërisë tonë.
Autorët e ligjit të regjistrimit të popullsisë, pasi kanë punuar intensivisht për 20 vjet që të deformojnë identitetin etnik të mijëra shqiptarëve, po i diktojnë kushte Shqipërisë, duke e kërcënuar me pengimin e procesit të integrimit. Qartazi Shqipërisë po i vihen kushte publike dhe ndjej keqardhje që vendi ynë dhe shteti ynë të gjunjëzohen në mënyrë të turpshme, përballë këtij shantazhi. Unë vlerësoj se mbrojtja e identitetit kombëtar duhet të jetë baza e çdo procesi integrimi.
Batakcinjtë e politikës po bëjnë pazar me eshtrat e të vdekurve në Kosinë, Boboshticë dhe kudo. Ashtu si me 300 “Evro”, ata blejnë identitetin e të gjallëve, ashtu po tentojnë të diktojnë edhe një rritje artificiale të minoritetit, për të kërkuar më pas një status special për të, si serbët në Kosovë. Ata të cilët nuk votohen nga populli sot, po tentojnë që nëpërmjet censusit inovator të qeverisë, të rriten politikisht nëpërmjet kuotimit.
Presidenti Topi e dekretoi pa vërejtje ligjin për censusin. Cili është komenti juaj për këtë pozicion të kreut të shtetit?
Qëndrimi im është publik për çdo institucion shtëtëror apo politik që lidhen me Ligjin e censusit. Këtë ligj Partia Demokratike e hartoi dhe miratoi, PS bëri sikur e bojkotoi, PDIU e abstenoi, Presidenti e nënshkroi dhe vetëm Aleanca Kuq e Zi e kundërshtoi.
Besoj se jam i qartë t’u them se beteja do vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk mund të pranojmë kurrë një ligj i cili nuk është votuar, por manipuluar, nëpërmjet votimit me dy duar nga deputetët. Kushtetuta e saktëson qartë se deputetët e kanë votën me karakter vetjak dhe se vota nuk mund të delegohet. Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të mbrojë parimet kushtetuese dhe standardet e parlamentarizmit evropian dhe unë i përgëzoj organizatorët e Aleancës Kuq e Zi në këtë mision në Gjykatën Kushtetuese, ku padyshim do kenë sukses të plotë, pasi është një praktikë e zbardhur plotësisht me prova, se deputetët ndodheshin jashtë dhe kolegët e tyre votuan për ta dhe për vete njëkohësisht. Ky është një precedent të cilin ne duhet ta ndalim dhe për këtë arsye e mbështes këtë iniciativë kushtetuese.
Cilat do të jenë hapat që do të ndërmerrni për të penguar procesin e censusit? Ju e keni kontestuar këtë nismë si në parim, ashtu edhe në mënyrën sesi ajo mori pëlqimin e Kuvendit!
Dëshiroj ta bëj të qartë dhe një herë qëndrimin tim, se regjistrimi i popullsisë duhet të kryhet i plotë, në të gjithë Shqipërinë, por jo mbi baza etnike dhe fetare të vetëdeklarimit, pa kritere objektive. E them këtë, pasi jo rrallë keqinterpretohet idea, sikur ne jemi kundër regjistrimit. Procesi i regjistrimit ka me dhjetra pyetje dhe elementë të tjerë dhe ato duhet të zhvillohen. Censusi inovator për grupimin etnik dhe besimin fetar nuk duhet të kryhet.
Censusi inovator mund të fillojë, por ai kurrë nuk do të përfundojë. Ka një kërkesë të tre gjykatave në Sarandë, Përmet e Shkodër, adresuar në Gjykatën Kushtetuese, për të konsideruar antikushtetues ligjin për gjendjen civile, ashtu siç ka dhe një kërkese të re, e cila do paraqitet po në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin e censusit.
Nëse e para është gjykuar dhe pas tre javësh pritet vendimi, e dyta do të gjykohet dhe si jurist mund t’u them me bindje se ky proces administrativ i regjistrimit të popullsisë do të nderpritet dhe nuk do të përfundojë mbi bazat tenike dhe fetare, me të cilat kërkohet të nisë. Në shtator do ketë zhvillime të reja, mesa kam dëgjuar nga organizatorët e Aleancës Kuq e Zi, të cilët kanë siguruar mjetet ligjore për të mos e lejuar këtë projekt grek që të finalizohet, sipas kërkesave të tyre.
Shpesh jeni pyetur për shndërrimin e levizjes tuaj në një projekt politik. A ka ardhur koha t’jua bëjmë sërish këtë pyetje?
Ndoshta kjo pyetje duhet t’u bëhet organizatorëve të Aleancës Kuq e Zi, pasi jam munduar të mos ndërhyj në vendimet e rëndësishme dhe politikat e brendshme që ndjekin. Kam preferuar të përfshihem në disa aktivitete të Aleancës Kuq e Zi në fundjavë, pra ditëve të shtuna apo të diela, pasi mendoj se modeli i ri i zyrtarëve dhe fuksionarëve të shtetit duhet të jetë kontributi social jashtë zyrës, në të mirë të komunitetit.
Ky është mesazhi që duhet mbështetur dhe në të kundërt kritikat e turpshme nuk duhen adresuar ndaj pushtetarit që punon 24 orë, por ndaj pushtetarëve dhe politikanëve që brenda dhe jashtë orarit zyrtar konsumojnë alkool pa fund dhe rrinë nëpër kazinotë e Shqipërisë apo rajonit. Duhet të marrë fund kryqëzimi i njerëzve që punojnë dhe inkurajimi i njerëzve që abuzojnë.
E ardhmja e Aleancës Kuq e Zi është shumë e parëndësishme në këtë debat. Në shumë analiza apo shkrime, gazetarët në vend të përqëndrohen tek debati, argumentat dhe kauza e Aleancës, merren me qëllimin, arsyet, motivet, të ardhmen dhe broçkulla të këtij lloji.
Ne duhet të inkurajojmë ata që hapin e stimulojnë debate për ruajtjen e identitetit apo simboleve kombëtare, pasi nga debati nuk na vjen asnjë e keqe. A mund ta imagjinoni se çfarë do kish ndodhur, nëse në janar nuk do kishim hapur këtë debat? Me atë Formular të vetëdeklarimit “inovator”? Çfarë e keqe i vjen publikut nëse propozohet një grup studimor, shkencor historianësh, për të kërkuar dhe studiuar toponimet dhe më pas të diskutohet dhe debatohet mbi to, sesi një përqindje e lartë e qyteteve mbajnë emra sllavë etj. dhe publiku nuk ka dijeni për to? A u mësohet në shkolla fëmijëve për Pogradecin, Velipojën, Libohovën, Tropojën, Zadrimën, Novoselën, Çorovodën, Shirokën e shumë qytete të tjera dhe u fshihet origjina apo e vërteta e kuptimit të këtyre emrave? E si mundet të bëhëmi aq qesharakë, kur gjithë qyteti nuk e di ç’kuptim ka emri që mban vendi ku kanë lindur dhe janë rritur? Si mund të heshtim dhe mos u tregojmë arsyet që miliona shqiptarë nuk sigurojnë dot pasaportë shqipëtare dhe ndërkohë arabët, kinezët apo të tjerë kanë mundur të marrin një dokument të dytë identiteti në Shqipëri? Pse serbët, grekët, kroatët, bullgarët, amerikanët ndjekin një regjim juridik tjetër nga ky i yni?
E pra, heshtja është e patolerueshme dhe dikush duhet ta ndezë këtë debat. Nëse dikujt i vjen keq nga kjo temë dhe nuk ndjehet mirë, le ta mbyllë gojën, por nuk ka të drejtë ta transformojë e ta banalizojë çështjen, duke u ndalur në formën dhe fasadën e autorëve, nëse ata duan të përfitojnë apo jo, apo ku e kanë qëllimin në të ardhmen. Kjo është një kauzë në embrion dhe natyrisht sapo ka plotësuar një vakum, i cili kishte shumë e shumë vite që i mungonte. Thjesht, është një zë shqip, troç dhe i cili nuk duhet lejuar të marrë asnjë nuancë tjetër. Shpresoj që organizatorët të dinë ta mbrojnë atë.
Muajt e fundit jeni ndodhur jo rrallë në një “korsi” të ngjashme me partinë çame. Si e shihni këtë ngjashmëri të pjesshme kauzash dhe faktin që kjo forcë politike ndodhet në qeverisje, ndërsa ju kërkoni t’i arrini synimet tuaja jashtë sistemit të partive?
Kam një optikë krejt tjetër për “korsinë” që ju përmendni. Pas votimit të ligjit të censusit në Kuvend dhe prezencës së dy deputetëve të kësaj partie në votim, besoj që qëndrimet janë të ndryshme dhe si në realitet, edhe në perceptim, këto dy lëvizje nuk kanë më gjëra të përbashkëta. Unë nuk kam ndonjë koment, kritikë, rekomandim, këshillë, kompliment, vërejtje apo analizë për partinë çame..... Si person që i shoh disi ftohtë dhe nga jashtë Aleancën Kuq e Zi dhe Partinë Çame, mendoj se nuk kanë në thelb të përbashkëta...