Kredia e Spanjes, rrit çmimin e euros, naftes dhe aksioneve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
100 miliardët që i janë dhënë Spanjës për ta nxjerrë ata nga kriza, mesa duket kanë patur një ndikim të madh në ekonomiunë evropiane. Bursa ka treguar sot se është rritur çmimi i euros është rritur në 1.26 dollarë nga 1.25 që ishte pak ditë më parë. Një tjetër rritje ka pësuar edhe çmimi i naftës dhe ai i aksioneve. Çmimi i naftës ka shkuar në 86 dollarë për fuçi, nga 84 dollarë që ishte javën e parë.
Dy ditë më parë shteti i Spanjës mori një kredi prej 100 miliardë euro, në mënyrë që të kthejë besimin tek bankat, pasi rreziku i falimentimit është tepër i afërt.Ekonomia spanjolle ka disa muaj që po bie me ritme të shumta, dhe qeveria është detyruar ti shtrijë dorën eurozonës në mënyrë që ti shpëtojë krizës. Para Spanjës vendet që kanë marrë ndihmën ekonomike janë Greqi, Irlanda dhe Portugalia.