e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kosovari Shensoi, trajneri i ri i Kukesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kosovari Shensoi, trajneri i ri i Kukesit

Naxhi Shensoi është trajneri i ri i Kukësit. Pas shkarkimit të Armando Cungut presidenti Safet Gjici ka zgjedhur si timonier të skuadrës ish- trajnerin e Bylisit, ndaj të cilit është vendosur objektivi për të dalë kampion.

Ndërkohë, vetë Shensoi shprehet i kënaqur për “Sport News”për aventurën e re, duke pranuar sfidën që ka përpara dhe e sheh mëse të arritshëm objektivin e vendosur nga presidenca e Kukësit

Gjatë drejtimit të Kukësit ish- trajneri Cungu ka qëndruar nën hijen e drejtorit sportiv Starova, fakt që nuk duket shqetësues për trajnerin e ri.

Sfida e parë e Shensoit në drejtimin e Kukësit do të jetë në “Adush Muca” përballë Bylisit, një sfidë e vështirë për zemrën e tij. Megjithatë, ish- trajneri i ballshiotëve si gjithmonë e merr me filozofi.

Për momentin Kukësi gjendet në vendin e 8 në klasifikim me 7 pikë, 5 pikë larg Teutës së vendit të parë.