e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kosova nen Serbi ne leternjoftimet biometrike

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kosova nen Serbi ne leternjoftimet biometrike
MPB e Maqedonisë vazhdon të bëjë skandale lidhur me lëshimin e dokumenteve personale, duke e përfshirë akoma Kosovën si pjesë të Serbisë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) së fundi në letërnjoftimet biometrike ka bërë një lëshim të tillë, ku një qytetari të lindur në Kaçanik të Kosovës, në letërnjoftimin e tij i është shkruar Kodi i Serbisë SRB si vendi i origjinës. Qytetari S.Luma ka reaguar ndaj këtij vendimi duke e quajtur skandaloz, pasi që vendlindja e tij është përfshirë se i takon Serbisë dhe jo Kosovës. “Unë jam i befasuar kur mora letërnjoftimin e ri biometrik dhe shoh kodin serb, pra se vendlindja ime Kaçaniku i takon Serbisë. Kjo është e papranueshme dhe po e denoncoj rastin që të hiqen këto lëshime”, ka thene ai. Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë origjinë apo janë të lindur në Kosovë dhe që kanë shtetësi të Maqedonisë, viteve të fundit kanë reaguar lidhur me këto shqetësime, ku në dokumentet e tyre personale në vend të Kosovës, Serbia shënohet si vendi i origjinës.