e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Konte gënjeu për Çelsin, ja dy dëshmitë që e tradhtuan në Londër

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Konte gënjeu për Çelsin, ja dy dëshmitë që e tradhtuan në Londër

Pas lajmit të publikuar në mediat ndërkombëtare se trajneri i ardhshëm i Çelsit, Antonio Konte, zhvilloi një takim të fshehtë në kompleksin sportiv të bluve të mërkurën e kaluar në Londër, trajneri i Kombëtares italiane të futbollit reagoi një ditë më pas duke përgënjeshtruar gjithçka.

FILE: Antonio Conte Announced As new Chelsea manager MILAN, ITALY - NOVEMBER 16: Head coach Antonio Conte of Italy reacts during the EURO 2016 Group H Qualifier match between Italy and Croatia at Stadio Giuseppe Meazza on November 16, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Ai tha se kishte qenë në punë dhe nuk ishin të vërteta ato që kishin dalë për të. Kjo deklaratë e tij nxiri mediat italiane dhe angleze të investigonin nëse Konte kishte qenë në të vërtetë te Çelsi, apo jo.

Dy ditë më parë mediat italiane kritikuan ashpër trajnerin duke se duhet të merret me kombataren italiane dhe të mendojë për Çelsin pas përfundimit të kampionatit Evropian që do të zhillohet në Francë.

Ndërsa shtypi britanik ka publikur dy intervista këtë të premte që konfirmojnë takimin e Kontes me ekipin e Çelsit.

Sipas 'Daily Mail', mbrojtësi amerikan Matt Miazga ka thënë se "Konte edhe në fushën e stërvitjes dhe na përshëndeti të gjithëve. Aty mbajti edhe një fjalim të shkurtër dhe për ne ishte bukur ta takonim".

Por anglezët nuk u mjaftuan me kaq dhe morën edhe reagimin e trajnerit aktual të Çelsit, Gus Diding. "Pata një takim të shkurtër me të. Folëm për gjëra të ndryshme, për Italinë, për të kaluarën, për klubin dhe për punën që kemi bërë në muajt e fundit",-ka thënë ai.