e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Konte: Ndaj Shqiperise luajme me skuadren e dyte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Konte: Ndaj Shqiperise luajme me skuadren e dyte

Trajneri i Kombëtares italiane, Antonio Konte, ka thënë se në miqësoren ndaj Shqipërisë gjatë këtij muaji do të luajë me të rinjtë. Në një prononcim për “La Gazeta dello Sport” lidhur me dy takimet e ardhshme, ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë, Konte ka zbuluar se në dispozicion nuk do të ketë skuadron e parë.

Sa i përket ndeshjes me kuqezinjtë më 18 nëntor në Gjenovë, Konte tha se do të aktivizojë fytyra të reja. Sipas tij kjo do të bëhet me qëllim për t’i pushim të gjithë lojtarët kryesorë që do të zbresin në fushë më 16 nëntor ndaj Kroacisë, në kuadër të eliminatoreve të Europianit.

“Do të grumbulloj shumë futbollistë, sepse në miqësoren me Shqipërinë nuk mund të luajnë ata që do të aktivizohen ndaj Kroacisë. Besoj se do të kemi disa fytyra të reja”, u shpreh shkurtimisht Konte për ndeshjen që do të zhvillojë përballë skuadrës së një tjetër italiani Xhani De Biazi.