e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Komisioni i Disiplines, pezullon disa lojtare per shkelje ne fushen e lojes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Komisioni i Disiplines, pezullon disa lojtare per shkelje ne fushen e lojes
Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në një mbledhje që zgjati disa orë vendosi masa ndëshkuese ndaj disa lojtarëve për shkelje në fushën e lojës. Kjo mbledhje u organizua duke marrë parasysh ankesat e mbërritura rreth ndeshjeve të fundit. Në mbledhje u morën këto vendime:

-Lojtari i Teutës, Bledar Mancaku, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

- Lojtari i Skënderbeut, Renato Arapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

- Zyrtari i Partizanit, Paro Laci, për nxitje të braktisjes së ndeshjes dënohet me pezullim nga aktivitetet për 12 muaj.

- Lojtarët e Gramozit Evis Peci (trajneri), Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes me pasoja të rënda për shëndetin, përjashtohen përjetësisht nga aktivitetet e futbollit.

- Gramozi për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të organizimit të ndeshjes dënohet me 50.000 lekë gjobë.