Komentatoret gezohen per Daniel Godellin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampioni i botës në peshëngritje, Daniel Godelli sot na bëri krenarë të gjithëve. 22-vjeçari nga Peqini u përgëzua nga shqiptarët, por jo vetëm. Komentatorët “Euro Sport” gjatë garës lavdëruan kampionin shqiptar për arritjet, të cilët nuk kursyen urimet për 22-vjeçarin. Me entuziazëm të dy komentatorët e garës së peshëngritjes përcollën për publikun fitoren e shqiptarit, por edhe habinë e tyre.
“Është fantastike, është brilante”, ishin disa nga fjalët që shoqëruan për minuta garën e 22-vjeçarit nga Peqini. “Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medaljen e arit dhe është e mrekullueshme”, komentuan dy moderatorët. Në video dëgjohet qartë që Godeli ka të gjithë mbështetjen e komentatorëve, të cilët urojnë që të fitojë edhe rekordin botëror.
Në Almati të Kazakistanit, Godelli arriti të fitojë titullin botëror në dy-garësh, duke marrë një medalje ari dhe dy argjendi.