Kombetarja uron shqiptaret ne murin e kryeministrise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ashtu si çdo vit, muri i kryeministrisë është shndërruar në “kartolinen” e shqiptarëve. Çdo njeri mund të uroje përmes një mesazhi i cili shfaqet në murin e kryeministrisë dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.
Pjesë e urimeve janë bërë dhe disa nga lojtarët e kombëtarës shqiptare si kapiteni Lorik Cana, Ansi Agolli, Elsaid Hysaj, portieri Ertrit Berisha etj.
“Gëzuar Vitin e Ri! Suksese dhe mbarësi për të gjithë. Gaz e lumturi për çdo shqiptar,” -shkruan portieri Berisha.