Kombetarja e femrave, risia qe solli entuziazem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nëse Kombëtarja e meshkujve nuk po gjen suksesin e dëshiruar nga të gjithë sportdashësit shqiptarë, kombëtarja e femrave mund të surprizojë në të ardhmen, pasi në pak kohë ajo jo vetëm është formatuar mirë dhe ka nisur përplasjet ndërkombëtare, por puna e mirë dhe optimizmi kanë sjellë edhe cilësi në lojë e surpriza në rezultate, gjë që na bind për një ecuri ndryshe të kësaj skuadre në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare.
Në fakt skuadra jonë përfaqësuese nuk merr ende pjesë në evenimentet e mëdha, pasi është formuar vetëm në këta vitet e fundit, por shpejtësia me të cilin ka lëvizur është vërtet mbresëlënëse. Ka vetëm pak kohë që është formuar dhe ekipi ndihet tashmë i gatshëm të sfidojë rivalët e tij rajonalë e më gjerë. Hapat e parë janë hedhur mirë dhe trajneri Altin Rraklli duket i sigurt në të ardhmen e skuadrës.
Ai po përpiqet të ftojë në skuadër lojtaret me origjinë shqiptare që luajnë në vendet e ndryshme të botës, kryesisht në Europë e Kanada, madje deri në Australinë e largët. Bëhet fjalë për vajza që luajnë me klubet profesioniste të këtyre vendeve dhe që kanë një dëshirë të zjarrtë të luajnë për Shqipërinë. “Po bëhet një punë e mirë dhe jemi të kënaqur me ecurinë e skuadrës. Natyrisht që nuk mund të pretendojmë më shumë se sa kemi kapacitetin, por për të ardhmen jemi optimistë. Ka plot vajza që luajnë në vendet e tjera dhe ne jemi duke vënë kontakte me to. Ata mund të jenë një burim i mirë për ekipin përfaqësues të femrave, pasi kanë eksperiencë dhe luajnë me skuadra të njohura që kanë nivel të lartë teknik.
Shumë prej këtyre vajzave janë bërë tashmë pjesë e skuadrës përfaqësuese, por ne nuk do të heqim dorë nga gjetja e elementëve të tjerë. I gjurmojmë dhe i afrojmë në ekipin tonë kombëtar dhe falë një grupi të mirë që kemi ndërtuar ia kemi dalë të sigurojmë rezultatet e para interesante. Natyrisht që na duhet ende shumë punë që të përgatitemi për eliminatoret e aktiviteteve të mëdha apo që të kemi sukses të menjëhershëm. Duhet shumë punë që kjo skuadër të ketë sukses në ndeshjet ndërkombëtare. Megjithatë, jemi të kënaqur me ecurinë e deritanishme”, thotë Rraklli, që ka qenë për shumë vite një nga lojtarët më të spikatur të ekipit kombëtar dhe që ka shënuar gola të rëndësishëm me skuadrën përfaqësuese.
Kampionati vendas, ende amator
Kampionati kombëtar i futbollit të femrave nuk ka ende një nivel të dëshiruar teknik dhe shumë skuadra mezi bëjnë një formacion prej 11 lojtaresh. Megjithatë, Ada e Velipojës apo dhe skuadra si Jubani etj, kanë mundur të kenë në vazhdimësi disa lojtare cilësore që kanë dominuar në kampionat. Në përgjithësi vajzat e kampionatit tonë nuk janë shtatlarta dhe rrallë krijojnë lojë cilësore e teknike. Gjithsesi, edhe nga kampionati ynë kanë mundur të dalin disa lojtare cilësore që janë bërë pjesë e kombëtares së të rriturave. Në përgjithësi dominojnë lojtaret e ardhura nga jashtë, pra lojtaret shqiptare që jetojnë e ushtrojnë aktivitetin e tyre sportiv në vendet e tjera.
Bajramaj, simboli i futbollit të femrave
Fatmira Bajramaj është futbollistja shqiptare simbol i këtij sporti në Europë. Vitin e kaluar ajo ishte ndër tre kandidatet për “Topin e Artë” si lojtarja më e mirë, duke qenë një nga lojtaret më cilësore në botë. Bajramaj luan me kombëtaren gjermane, ku ka dalë dhe kampione bote. Është futbollistja më e mirë shqiptare dhe në gjurmët e saj shpresohet të ecin dhe futbollistet e reja që ka skuadra jonë përfaqësuese, me ndryshimin e madh që, nëse Bajramaj luan për Gjermaninë, vajzat e tjera duhet të luajnë vazhdimisht për ngjyrat kuqezi.