e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kombetarja e femrave e nis me nje barazim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombetarja e femrave e nis me nje barazim
Kombëtarja shqiptare e femrave e ka nisur me një barazim ndeshjen e parë të saj zyrtare. Ajo ka barazuar 1-1 në fushën e Maltës, në kuadër të eleminatoreve që mbahen për pjesmarrjen në Botërorin e 2015-s.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në eleminatore, pasi kombëtarja e femrave është krijuar vetëm në vitin 2011 dhe deri më tani ka zhvilluar vetëm disa miqësore me Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë.

Golin e parë zyrtar për Shqipërinë e shënoi sulmuesja Ellvana Curo. 21-vjeçarja në ndeshjen e së enjtes shënoi në minutën e 76-të për të kaluar Shqipërinë në epërsi 1:0. Por, Malta barazoi vetëm katër minuta më vonë.

Shqipëria bën pjesë në grupin e parë të raundit eleminator, së bashku me Maltën, Luksemburgun e Letoninë. Ndeshjen e radhës futbollistet e kombëtares do ta luajnë të shtunën kundër Letonisë, ndërsa me Luksemburgun do të përballen të martën. Të gjitha ndeshjet e grupit të parë do të luhen në Maltë, teksa dy ekipet që renditen të parat do të marrin pjesë në ndeshjet e grupeve.